Si më prezantoi këmbimin e territoreve Hashim Thaçi, plani ishte i Edi Ramës dhe Baton Haxhiut” – Agim Bahtiri rrëfen detaje

ina-online
ina-online

11/12/2023

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka dhënë detaje të padëgjuara më parë lidhur me idenë e korrigjimit të kufijve. Ai tha se ky projekt iu prezentua personalisht nga ish-presidenti Hashim Thaçi, e cila ide sipas tij ishte e kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe gazetarit Baton Haxhiu.

Me korrigjimin e kufijve, Bahtiri tha se Kosova do ta merrte Preshevën me disa fshatra deri tek “binarët e trenit”, ndërsa Serbia do ta merrte komplet Veriun.

Arsyeja pse kaloi në Vetëvendosje, Bahtiri tha ishte pikërisht “korrigjimi i kufijve” sepse sipas tij kjo ishe një ide e dëmshme për vendin.

“Çështja e korrigjimit të kufijve ka qenë ajo që më ka fut në një proces që të ndahem nga AKR-ja dhe t’i bashkangjitem LVV-së pa asnjë kusht. Ju kam bashku LVV-së për një qëllim të caktuar dhe ajo është mbrojtja e territorit”, tha Bahtiri në Pressing.

“Mua ma ka thanë personalisht Hashim Thaçi”, tha Bahtiri për idenë e korrigjimit të kufijve.

“Mendoj që i kam pas detajet e mjaftueshme prej tij”, tha Bahtiri.

“Mendoj që Hashimi është futë në një oqean ndoshta edhe pa dashje dhe ai projekt unë mendoj që ka qenë i dëmshëm për Kosovën dhe e kam kundërshtuar. Ky plan ka rrjedhë nga Edi Rama dhe Baton Haxhiu dhe të tjerët që e kanë ndihmuar”, tha Bahtiri.

“E kam kuptu masanej që është ide e Edi Ramës”, u shpreh ai.

“E kam thanë se ky projekt i juaj epiqëndrën e tërm,etit do ta ketë në Mitrovicë dhe do të shpërndahet në të gjitha viset shqiptare”, tha ai se i ka thënë Thaçit.

Sipas tij, po të bëhej ky projekt, Kosova do ta merrte Preshevën me disa fshatra, ndërsa Serbia komplet Veriun.

Për marrjen e Preshevës, Bahtiri tha se do të ndodhte me disa fshatra “deri te binarët e trenit”, “thuajse gjysma e Preshevës”.

“Kosova e jepte Veriun komplet, Mitrovica ka qenë për t’u diskutuar”, u shpreh ai.

“E kam kuptuar që do të jepej e gjithë Mitrovica”, shtoi ai.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Glauk Konjufca

​Konjufca: Kritikat e SHBA-së ndaj Kosovës janë të qëlluara

Albin-Kurti-5

​Planifikimi për atentat ndaj Kurtit në Shkup, drejtori i AKI-së raportoi para deputetëve

Policia-e-Kosoves-800x445

Kosovë: Policia kap shtatë persona, dyshohen për ‘’Hyrje në sistemet kompjuterike’’, ‘’Mashtrimi’’ dhe ‘’Shpëlarje e parave’’

eu-be-rusi ndikimi rus ballkan

Raporti britanik: Rusia po rindërton kapacitete për të destabilizuar Evropën, përmendet edhe Kosova

glauk-konjufca

Sot vazhdon seanca gjyqësore ndaj Konjufcës për gazin lotsjellës

Ilir-Kulla

“Gjërat po ndryshojnë”, a mund të njihet Kosova nga dy shtetet që luftojnë për Nagorno-Karabakhun, sipas Ilir Kullës

flamuri zvecan

Flamuri serb largohet edhe nga Kalaja e Zveçanit

Gjykata_1-768x463-1-750x430-1

Mungon prokurori, dështon shqyrtimi fillestar ndaj serbit të akuzuar për krime lufte në Kosovë

Glauk Konjufca

Konjufca e pranon që dinari i ka acaruar raportet me amerikanët: Deklarata e O’Brien shqetësuese, e dimë pse janë “idhnu”

INFO

NA NDIQ