Si ndikon konsumi i kafesë te personat me tension të lartë

Picture of INA
INA

25/05/2023

Konsumi i dy ose më shumë filxhanëve me kafe në ditë e rrit dyfish rrezikun e vdekjes së parakohshme nga sëmundjet kardiovaskulare te njerëzit me hipertension, sugjeron një studim i ri.

Sipas studiuesve, këto gjetje vlerësojnë edhe një herë rrezikun që njerëzit me presion të lartë të gjakut kanë nga konsumi i tepërt i kafesë.

Edhe pse shpesh mund të keni dëgjuar se kafeja ka aftësi të mbrojë shëndetin e zemrës, kjo nuk është e vlefshme për njerëzit me hipertension të rëndë.

Kjo kategori njerëzish janë më të ndjeshëm ndaj efekteve të kafeinës dhe në këtë rast efektet e saj mbrojtëse mund të mos jenë më të tilla dhe mund të rrisin rrezikun e vdekjes së parakohshme.

Çfarë është presioni i lartë i gjakut?

Presioni i lartë i gjakut, i njohur gjithashtu si hipertension, ndodh kur forca e gjakut që shtyn muret e enëve të gjakut është vazhdimisht e lartë. Kjo bën që zemra të punojë më shumë për të pompuar gjakun.

Leximet e presionit të gjakut jepen si dy vlera: e para është presioni kur zemra rreh (sistolik) dhe i dyti është presioni kur zemra relaksohet (diastolik).

Disa faktorë rreziku për zhvillimin e sëmundjetvekardiovaskulare përfshijnë konsumin e duhanit, alkoolit dhe konsumin e ulët të perimeve.

Çfarë e bën kafenë një problem të mundshëm?

Konsumi i kafesë me sheqer, qumësht ose shtesa të tjera, mund të përbëjnë një rrezik për shkak të sheqerit dhe yndyrës së ngopur.

E njëjta gjë vlen edhe në rastin e çaji jeshil dhe llojeve të tjera, të cilëve iu shtohet sheqer apo aditivë të ndryshëm që nuk cilësohen si të shëndetshëm.

Studiuesit rekomandojnë se nëse keni hipertension të rëndë dhe ju pëlqen të shijoni kafenë tuaj, merrni parasysh të mos pini më shumë se një filxhan kafeje në ditë.

Por studimi nuk arriti të tregojë se zgjedhja më e mirë është që njerëzit me hipertension duhet ta ndërpresin kafenë, dhe as nëse zëvendësimi i saj me çaj ka ndonjë përfitim më domethënës.

Pra mënyra më e sigurt sipas tyre është të mos e teproni me konsumin e saj nëse vuani nga hipertensioni i rëndë. /AgroWeb

TË FUNDIT

Ndodh ajo që i frikësoheshin të gjithë, Egli merr vendimin shokues në lidhje me veten pas daljes nga Bigu

FSK dhe Ushtria Amerikane Forcojne Aleancën Strategjike: Nenshkruhet Marrëveshja Historike per Sigurine dhe Teknologjin e Avancuar

Liderët politikë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Presidenten Osmani

Fetahu: Me ardhjen time në BFI, të gjitha xhamitë u kthyen në kontroll të BFI-së

Nazim Taipi: Rruga Tetovë–Prizren është në pikën zero, partneri më i madh na bllokonte – nuk do të bëhet brenda këtyre katër viteve

Kiara po bëhet me shtëpi të re, ka një hall për vajzën

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË