Si në komunizëm, si në demokraci, kungulli mbi ujë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

23/02/2023

Shkëlzen Halimi

Ata që i shërbyen komunizmit me devotshmëri, gjithnjë duke i zbatuar parimet e “bashkim vëllazërimit” jugosllav, patën privilegje të shumta. Disa prej tyre, duke kryer shkollën e famshme të Kumrovecit (diploma e kësaj shkolle ishte më me peshë se çdo diplomë fakulteti) i shërbenin vetëm propagandës sllavo-komuniste për t’i thënë botës se shqiptarët janë të barabartë me të tjerët dhe se i gëzojnë të gjitha të drejtat. Ata që ishin antikomunistë dhe që ishin kundër kësaj ideologjie, e cila, në fakt, punonte për ta shkatërruar indin kombëtar shqiptar, ndonëse e paguan shtrenjtë, ishin të bindur se një ditë do të ndryshojnë rrethanat dhe se do të vija çasti kur do të dalë në shesh e vërteta shqiptare.
Dhe, u shembën muret ideologjike – komuniste. Në portën e madhe “trokiti” demokracia dhe shqiptarët menduan se po merrnin frymë më lirshëm. Modeli i “bashkim vëllazërimit” u zëvendësua me modelin e “bashkëjetesës”, ndërkaq privilegjet e komunistëve të regjur shqiptarë, çuditërisht, si me shkop magjik, u bartën te bijtë e bijat e tyre, por edhe te nipërit, të cilët, si dukur etërit e tyre, gëzojnë të mira të shumta, duke iu ndarë poste dhe vende pune atraktive. Shkolla e famshme e Kumrovecit u zëvendësua me librezën e partisë në pushtet, kurse pasardhësit e atyre që ishin kundër komunizmit dhe që e pësuan rëndë, kuptuan se fati me ta kishte bërë shaka, por edhe të vërtetën se kungulli i etërve komunist është i njëjtë kungull i bijve demokrat, i cili se atëherë, si tani, vazhdon të qëndrojë mbi ujë. Fatkeqësisht, u fundosën vetëm ëndrrat e atyre, me të cilët fati kishte bërë shaka.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_1316

Albulena Haxhiu: Koalicioni VLEN e ka mbështetjen e parezervë të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes

WhatsApp Image 2024-04-19 at 23.03.16 (1)

Sela: Vota për Bujarin më 24 prill dhe për Frontin më 8 maj është biletë kthyese e fëmijëve tanë të cilët kanë marrë rrugën e mërgimit

Ali AHmeti

Fronti Europian në Vrapçisht/ Ahmeti: Punojmë për fitore historike, më 24 prill dhe 8 maj rrethojmë numrin 4

Fronti Europian në Vrapçisht/ Ahmeti: Punojmë për fitore historike, më 24 prill dhe 8 maj rrethojmë numrin 4

Menduh Thaci

Thaçi thotë se Albin Kurti s’ka asnjë njeri në Maqedoni

europe elect

Anketa e “Europe Elects”: Arben Taravari prinë para Bujar Osmanit

IMG_1293

Krerët e VLEN-it në Berlin: Diaspora i thotë po ndryshimit

zgjedhjet-maqedoni

Në Dibër dhe Qendër Zhupë më shumë votues sesa banorë

bujar osmani

Bujar Osmani: Në Kosovë flamuri shqiptar nuk është zyrtar, në Maqedoni është obligim i kryetarëve të komunave

INFO

NA NDIQ