Si përfundon dikush në listën e zezë të SHBA-ve?

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

12/03/2023

Muajt e ardhshëm, listës së zezë amerikane do t’i bashkëngjiten edhe dy emra, ky ishte paralajmërimi i ambasadores amerikane në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler.

Ajo tha se një gjë e tillë kërkon kohë dhe hulumtim, në mënyrë që të sigurohen se nuk do të vendoset dikush që nuk përket në atë listë.

Por si përfundon dikush në këtë listë dhe pse u ngrit një mekanizëm i tillë sanksionimi nga ShBA-ja? Instituti “Societas Civilis”, e shtjellon në dokumentin e shkurtër për politika “Korrupsioni dhe siguria kombëtare: Si përfundon dikush në listën e zezë të SHBA-ve?”, transmeton Portalb.mk.

Baza për futjen e sanksioneve të tilla është Akti Global “Magnitsky, i cili lejon Qeverinë e SHBA të sanksionojë individë nga e gjithë bota fajtorë për shkelje të të drejtave të njeriut dhe korrupsion të lartë, duke ndaluar hyrjen dhe ngrirjen e pronave që ata zotërojnë në vend.

Në vitin 2021, bazuar në këtë akt, Presidenti i Shteteve të Bashkuara miratoi një urdhër ekzekutiv të posaçëm që synonte dhe sanksiononte individë nga Ballkani Perëndimor. Nëpërmjet vendimit, SHBA filloi të krijonte një “listë të zezë” të zyrtarëve aktualë dhe të mëparshëm, biznesmenë si dhe persona e kompani nga rajoni të afërta me ta, fajtorë për shkelje të të drejtave të njeriut dhe të përfshirë në korrupsion të lartë.

Në listë ishin edhe ish-kryeministri Nikola Gruevski dhe ish-drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulimit Sasho Mijallkov. Së fundmi edhe qeveria amerikane njoftoi se do të ndërmarrë përpjekje më serioze për zgjerimin e listës, për të cilën do të jetë e nevojshme mbështetja dhe aleanca e autoriteteve kombëtare.

Çfarë është Akti Global “Magnitsky” dhe kush mund të sanksionohet?

Autoritetet amerikane, përmes Aktit “Magnitsky” në vitin 2012, për herë të parë vendosën sanksione të synuara kundër individëve të përfshirë në korrupsion të rëndë dhe shkelje të të drejtave të njeriut. Akti më konkretisht i referohej një grupi njerëzish nga Federata Ruse përgjegjës për torturimin dhe vdekjen e Sergei Magnitsky – një ekspert rus taksash i cili, pasi zbuloi një skemë të madhe korruptive që përfshin anëtarë të qeverisë ruse, u arrestua, u torturua dhe së shpejti kishte vdekur në burg.

Akti mundësoi vendosjen e sanksioneve ekonomike ndaj këtyre personave, pra ngrirjen e financave dhe pasurisë që ata zotërojnë në SHBA, si dhe ndalimin e hyrjes në vend. “Magnitsky” thekson lidhjen ndërmjet ushtrimit të të drejtave të njeriut dhe korrupsionit, pra niset nga fakti se korrupsioni zakonisht i privon qytetarët nga burimet e nevojshme për realizimin e të drejtave të tyre. Prandaj, sanksionet parashikohen për akte korruptive edhe kur nuk ka shkelje të dukshme të të drejtave të njeriut.

Më vonë, në vitin 2016, Kongresi Amerikan miratoi gjithashtu Aktin Global “Magnitsky”, i cili lejon personat nga çdo pjesë e botës fajtorë për korrupsion dhe shkelje të të drejtave të njeriut të vendosen në një “listë të zezë” dhe të zbatojnë këtë lloj sanksionesh.

Sanksionet e parashikuara në akt i referohen akteve të korrupsionit të lartë. Kjo do të thotë se përveç përfitimit të paligjshëm të një përfitimi më të madh material, lidhja me qeverinë (drejtpërsëdrejti, nëpërmjet kryerjes së një funksioni publik ose indirekt, përmes bashkëpunimit me agjencitë qeveritare) është parakusht që një person të jetë në listën e zezë”. Deri më tani, lista ka përfshirë zyrtarë aktualë dhe ish-qeveritare nga e gjithë bota, si dhe kompani me të cilat ata janë të lidhur, bashkëpunëtorë të tyre të ngushtë përgjegjës ose bashkëpunëtorë në korrupsion të lartë. Kjo është bërë e mundur nëpërmjet qasjes së futjes së “sanksioneve të rrjetit” që synojnë jo vetëm individët e përfshirë drejtpërdrejt në skemën korruptive, por edhe bashkëpunëtorët e tyre, personat juridikë që ata zotërojnë ose menaxhojnë, si dhe ata që ofrojnë ndonjë ndihmë apo lehtësim të anëtarëve të rrjetit të korruptuar.

Sipas aktit, kryetarët dhe anëtarët e komisioneve përkatëse në Kongres, shtete dhe organizata të shoqërisë civile që punojnë në fushën e të drejtave të njeriut mund të propozojnë persona që duhet të sanksionohen. Organizatat e shoqërisë civile luajnë një rol të rëndësishëm në këtë proces, ku të paktën 34% e sanksioneve të vendosura në SHBA deri më tani janë bazuar në propozimet e organizatave të shoqërisë civile.

Akti nuk parashikon standarde specifike apo kritere strikte në fazën e paraqitjes së propozimeve. Kjo do të thotë se nuk është përcaktuar se çfarë provash duhen mbledhur për të përcaktuar nëse një person duhet të listohet, por kjo është në fund të fundit detyrë e autoriteteve amerikane. Megjithatë, në procesin e mbledhjes së informacionit për dorëzimin e propozimeve, propozuesit duhet të kujdesen që të plotësohen disa kushte. Para së gjithash, nëse bëhet fjalë për një zyrtar aktual apo ish-qeveritar apo person (fizik apo juridik) që kryen veprime në emër të tij apo është bashkëpunëtor në korrupsion të lartë.

Më pas, nëse personi është përfshirë në korrupsion gjatë kryerjes së mandatit, apo anëtarët e institucionit që ai drejtonte janë përfshirë në korrupsion gjatë kryerjes së mandatit të tij. Gjithashtu, nëse personi ka tentuar të sigurojë apo ka ofruar burime materiale dhe financiare apo çfarëdo lloj ndihme për të mbështetur korrupsionin apo një person të sanksionuar sipas aktit “Magnitsky”. Së fundi, nëse personi vepron në emër të dikujt që është sanksionuar sipas aktit dhe nëse të dhënat e tij personale janë të disponueshme.

Për sa i përket veprave penale, sanksionet janë vendosur për përfshirje në pastrim parash, ryshfet, keqpërdorim të fondeve publike për përfitime personale, korrupsion në lidhje me kontratat qeveritare, shpërdorim të burimeve natyrore, si dhe mashtrim dhe transferim të të ardhurave nga korrupsioni në juridiksione të huaja. Nga këto, arsyet më të përmendura për vendosjen e sanksioneve të lidhura me korrupsionin në SHBA ishin ryshfeti (68%), korrupsioni në lidhje me kontratat qeveritare (57%) dhe keqpërdorimi i fondeve qeveritare (43%).
Propozimet i dorëzohen Departamentit të Shtetit. Konkretisht, pas marrjes së propozimeve nga propozuesit përkatës, Ndihmës Sekretari i Shtetit për Demokracinë, të Drejtat e Njeriut dhe Punën, në konsultim me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Konsullore, ia paraqet propozimet Sekretarit të Shtetit, i cili më pas i shqyrton ato. Agjencitë e tjera qeveritare të SHBA-së mund të marrin pjesë në procesin e rishikimit për të verifikuar pretendimet e propozimeve dhe për të marrë një vendim bazuar në një shqyrtim të plotë të informacionit dhe provave.9 Më pas, vendimin përfundimtar për sanksionet e merr presidenti i vendit dhe sanksionet zbatohen përmes Thesarit të SHBA-së, ose më saktë Zyrës së Kontrollit të Pasurive të Huaja.

Sanksionet “Magnitsky” në Ballkanin Perëndimor

Bazuar në Aktin “Magnitsky”, në qershor 2021, Presidenti i Shteteve të Bashkuara nxori një urdhër të posaçëm ekzekutiv për Ballkanin Perëndimor, përmes të cilit qeveria amerikane mund të sanksionojë të gjithë personat që kontribuojnë në destabilizimin e rajonit. Vendimi i referohet atyre që kërcënojnë institucionet demokratike, sigurinë, integritetin territorial, zbatimin e marrëveshjeve të paqes, përfshirë Marrëveshjen e Prespës, si dhe personat e përfshirë në korrupsion të lartë.

Pas marrjes së këtij vendimi, qeveria e SHBA-ve filloi krijimin e një “liste të zezë” të njerëzve nga rajoni. Deri më tani, zgjerimi më i madh ishte në prill 2022, shtatë persona ishin në listë, përkatësisht dy nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe një nga Mali i Zi. Personat janë të mirënjohur në publik, shumica e të cilëve mbanin ose mbajnë poste publike.

Ajo që mund të vihet re është se pothuajse të gjithë personat nga Ballkani Perëndimor që u futën në listën e zezë në prill 2022 akuzohen se kanë përdorur ndikimin e tyre politik për të arritur ndonjë përfitim. Në shumicën e rasteve, kjo është kryesisht për qëllimin e sigurimit të vendeve të punës për njerëzit e tyre të afërt ose në këmbim të ndonjë përfitimi, ose përdorimin e ndikimit për qëllime të përfitimit të drejtpërdrejtë financiar. Edhe pse pothuajse të gjithë kanë dhënë dorëheqje ose janë shkarkuar nga funksionet publike, ajo që është e përbashkët edhe për personat e sanksionuar nga rajoni është se organet kompetente në sistemet juridike vendase kanë dhënë gjykime për aktet që kanë kryer, por shumica nuk kanë vuajtur dënimin e përcaktuar me ligj.

“Lista e zezë” të cilën SHBA-ja, filloi të krijojë për personat nga Ballkani Perëndimor të përfshirë në akte të korrupsionit të lartë, duhet të njihet si një mundësi për të forcuar përpjekjet e brendshme kundër korrupsionit. Autoritetet kombëtare duhet të tregojnë gatishmëri për t’iu bashkuar sanksioneve globale ndaj personave që, me pjesëmarrjen e tyre në korrupsion, veprojnë në mënyrë korrozive në vende që janë partnerë tanë dhe ndjekin shembullin e SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së. Edhe më e rëndësishme se kjo është që autoritetet të ndërmarrin veprime dhe të sanksionojnë aktorët vendas të korrupsionit në kohën e duhur, duke demonstruar kështu gatishmërinë për të luftuar korrupsionin, në vend që të presin që partnerët ndërkombëtarë të zgjidhin problemin. Në këtë mënyrë shteti do të tregojë se është aleat në luftën kundër korrupsionit dhe do t’i bashkohet përpjekjeve të bashkësisë ndërkombëtare për t’u përballur me korrupsionin në shtet.

Në listën e sanksioneve të Departamentit amerikan të Thesarit tashmë janë Ljube Boshkovski, Menduh Thaçi, Xhevat Ademi, Kastriot Haxhirexha, Nevzat Halili, Gafur Adili, Nuri Bexheti, Xhavit Hasani, Xhezair Shaqiri, Daut Rexhepi dhe Xhemail Hiseni. Ndërsa në vitin 2003 nga presidenti Bush, nga kjo listë u hoqën emrat e Ali Ahmetit, Fazli Veliut dhe Hysni Shaqirit.

Lista e zezë përbën një mekanizëm të mirë në vendet me korrupsion të lartë. Ky lloj sanksionimi, ndihmon edhe në pastrimin e elitës. politike nga dekriminalizimi, çka ndihmon shumë gjithashtu në vetë procesin e reformave në vend, si dhe për rrugën eurointegruese të vendit./Portalb.mk

TË FUNDIT
5 orë
Krisma armësh në tubimin e Trump, largohet i gjakosur nga skena (VIDEO)
9 orë
Çka vendosi BDI në Gostivar, flet Arbër Ademi
12 orë
Fetai: E shndërruan shtetin në kazino me qiell të hapur
13 orë
Tetova më në fund sheh dritë në fund të tunelit, qytetarët thurrin elozhe për Bilall Kasamin
15 orë
Dorëhiqet drejtoresha e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë, shkak presioni politik

ME TE LEXUARA

16 orë
Fari Hiseni nga LD: BDI në foltore e paraqet veten si shqiponjë, ndërsa në negociata bëhet një kanarinë
13 orë
Tetova më në fund sheh dritë në fund të tunelit, qytetarët thurrin elozhe për Bilall Kasamin
15 orë
Temperaturat e larta, ja çfarë rekomandojnë dermatologë për mbrojtje të lëkurës
12 orë
Fetai: E shndërruan shtetin në kazino me qiell të hapur
15 orë
Një serbe e plagosur në autostradën Negotinë-Demir Kapi, ishte përleshur fizikisht me bashkëshortin e saj në makinë

LEXO MË SHUMË

IMG_4335

Krisma armësh në tubimin e Trump, largohet i gjakosur nga skena (VIDEO)

ali ahmeti

Çka vendosi BDI në Gostivar, flet Arbër Ademi

Arben Fetai Qeveri

Fetai: E shndërruan shtetin në kazino me qiell të hapur

63cca913-aa66-4fdf-a82b-8dc41175a33c

Tetova më në fund sheh dritë në fund të tunelit, qytetarët thurrin elozhe për Bilall Kasamin

natasha gaber

Dorëhiqet drejtoresha e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë, shkak presioni politik

kameramedia

Sindikata e Gazetarëve të RMV-së: Ndalini konferencat për media në ambient të hapur në mes të valës së të nxehtit

Tabanoc kufi

Rritet fluksi i hyrje-daljeve në Tabanoc

zjarr sllupçan

26 zjarre në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut

Fronti evropian ali ahmeti

BDI porosi VLEN-it: I keni kaluar vijat e kuqe, do të përballeni me rezistencën e çdo shqiptari

INFO

NA NDIQ