Arsim Zekolli
Koncepti qytetar varet nga votuesi katunar*
Te urtit mesojne prej gabimeve te te tjerve, naivet nga gabimet e veta. Ky eshte sublimati i tere debateve rreth percarjes ne BDI, ashtu dhe ne Alternative, Aleance, LSDM dhe VMRO. Duke qene me I hapur, rasti BDI sherben si model per te kuptuar berthamen e tere rremujes. E berthama e rremujes eshte kjo: shpetimi i LSDM si parti per te shpetuar konceptin qytetar si ideologji per te shpetuar deshtimet e ShBA dhe BE ne 20 vitet e fundit te Raporteve me vleresime superlative per Maqedonine. Qe ne fund dolen komplet bosh, te paverteta dhe genjeshtra te kulluara.
Koncepti qytetar u devalvua dhe vorros ne vitin 2016 kur Amerikanet dhe Europianet insistonin ne favorizim te pseudo-qytetarizmin e manifestuar nga pseudo-reformist si Zaev, Sekerinska, ne kripto-albanofob si Dimitrov, Boskovski, Georgievski, Spasov, ne pro-forma Shqiptar si Zeqiri, Ademi, Mehmeti dhe ne OJQ saloneske si Mariqiq, Dimova, Carovska. Fal kampanjes se bombave dhe imazhit tij mashtrues, Zaev terhoqi nje pjese te papercaktuarve dhe kryesisht Shqiptare per te siguruar mezi rezultat baraz me VMRO. Por, shpejt pas kesaj fitoreje, Zaev teresisht injoroj pjesen rurale, sub-urbane dhe mbushi skenen me figura elitiste te borgjezise komuniste dhe klientelist te kompromituar ne shoqeri. Ky ndryshim radikal u kuptua dhe demonstrua qe ne Referndumin per emrin ne te cilin pjesa absolute e populates Maqedonase u rreshtua kunder, ndersa numri i Shqiptareve pesoj renie dramatike ne krahasim me zgjedhjet ’16.
Kjo renie vazhdon ende ne LSDM, pandalshem do thoja, fal presionit te elitizmit maqedonas dhe klienteles mediale e OJQ te urrejtur nga shoqeria maqedonase. Varesia e Kovacevskit nga figura si Mariqia, Zabrcanec etj. nuk ja shton numrin e katundareve dhe as ruan numrat e qytetareve. Ne anen tjeter, Zaev dhe Spasovski kontrolojne mjaft vota provinciale (por nga mjedisi mafioz) si dhe klientelist medial (Telma, 24 vesti, Alsat) dhe OJQ (Civil, Metamorofozis) qe me shum I bejne dem se sa qe i sjellin vota. Thene shkurt, LSDM deshiron te promovohet sikur parti qytetare, por nuk e ka perkrahjen popullore fal elitizmit te saj dhe hipokrizise te kryesise partiake.
Tani, i njejti skenar –apo thene me sakt – i njejti virus bartet ne BDI. Perkohesisht i amnestuari nga Haga, Kryetari i BDI Ali Ahmeti, sikur Crvenkovski ndaj Zaev, mundohet te largohet nga skena duke lene nje guardian Artan Grubi qe do ja ruan shpinen ne pension. Ky eshte interesi i tij personal, qe perputhet me interesin e partive maqedonase per te rrenuar “kalate e integristeve” qe cenojne dominancen e elites maqedonase dhe fatamorganen e “sukseseve te arritura” te ShBA dhe BE. Problemi me kete kalkulim eshte se vuan nga i njejti sindrom dhe e njejta semundje sikur ajo qe solli LSDM ne pozite te varshmerise nga BDI. Pra, favorizimi i qarqeve elitist ne BDI (Grubi, Osmani, Nuredini, Bekteshi) te tjetersuar nga trupi votues dhe inkorimi I qarqeve katundareske qe prishin imazhin “ekologjiko-qytetar” te BDI por qe garantojne fitoren / humbjen e BDI (Mexhiti, Bexheti, Ganiu).
Mbreme, Izet Mexhiti vetem se vertetoj ate qe ca nga ne e theksonim me heret. Shembullin me eliminimin e Hazbi Likes ne Tetove me presion nga partite-mediat maqedonase dhe nga rrymat anti-kosovare ne BDI. Kostoja e largimit te tij u deshmua ne zgjedhjet e fundit ne Tetove, sikur per nga bojkoti i heshtur i votuesve tradicional ashtu dhe per nga debakli i “ideologjise grubijaniste” ne kampin Shqiptar. Ky eliminim i projektuar sipas logjikes maqedonase dhe qarqeve anti-kosovare qe shpresonte “nese nuk ka BDI, шиптараната do voton o per LSDM o per VMRO” deshtoj fal Kasamit pjeserisht, dhe bojkotit masovik kryesisht. Ndersa tani, te vetedijesuar per kiksin kolosal te bere me Liken, grupacioni Ahmeti-Grubi mundohen ta kompenzojne humbjen e pozitave ne Kosove permes emisarit te tyre Arben Taravari. Mision i deshtuar ne zanafille.
Operacioni i c’katundarizimit te BDI ne Cair dhe promovimit te qytetarizmit ne Cair ka filluar vite me pare. Vetedija e Ahmetit dhe Grubit, si dhe e Maqedonasve, per dominancen e katundareve ne trupin votues ndikoj ne fenomenin e importit te shtuar te “sheherlive” nga Struga, Dibra, Kercova, Kumanova neper poste me ndikim ne Shkup, por pa peshe elektorale, reputacion pozitiv ne vendlindjet e tyre dhe pa sens per te terhjekur votuesit nga Cairi dhe Shkupi. Ne fakt, ky import I dirigjuar personalisht nga Grubi vetem se shtoj iritimin ndaj tij mes qytetareve dhe argumentoj faktet e oponenteve te tij ne BDI. Te cilet mekohesisht kuptuan pasojat e “ideologjise grubijaniste” ne Tetove dhe pasojat e intrigave vehtijake te Ali Ahmetit. Vertet, Tetovaret rreshqiten ne kurthen e Taravarit ndersa Shkupjanet nuk u treguan aq mendjeprehte dhe pranuan naivisht vardisjen e Teravari-Sali neper Carshi ne shoqerim te Danela Arsovskes. Prandaj, do jet tejet interesante (dhe e parashikueshme) se cili do jet fati I Alternatives ne Tetove dhe Shkup, dhe posaqerisht ne Struge dhe Kercove pas eliminimit te Zijadin Seles dhe Remzi Mehmetit. Jo per mashallah, druaj.
Ky nuk eshte i vetmi krahasim qe alarmon per pasojat e operacionit te Ali Ahmetit per shpetim nga shatanzhet dhe aspiratat e Artan Grubit per tu bere lider BDI. Ne fakt, ilustrimi me karakteristik i gjitha mjegullnavaje ne dhe reth BDI eshte ai i promovimit te Dritan Abazoviq ne Mal te zi, fillimisht i perkrahur nga Milo Gjukanoviq, I favorizuar nga Soros dhe ne fund I shendruar ne maskot te shovenizmit Serb dhe tani I injoruar nga BE dhe ShBA qe e perkrahnin dhe financonin. Ngritja e Dritanit u be mbi supet e opcionit qytetar, ngopjes nga Gjukanoviqi, perkrahjes mes jo-malazezet dhe ne emer te “reformave”. Ne fakt, Dritani do perfundon si figura me e urrjetur ne Mal te zi dhe Bosnje, te Shqiptaret poashtu, dhe model destruktiviteti ten je personi pa ndjenja kombetare dhe asnje skrupul morale apo njerezore. Por, ne rastin tone, Dritani eshte ilustrim se ku sjell ingtriga serbe (ne rastin tone, maqedonase) me konceptin e qytetarizmit te rrejshem dhe fascinimit idiotesk Amerikan e Europian me figure salonike, me imitime modernizmi te servuara nga sherbimet dhe pa perkrahje ne popull. Pra, ky model Dritani u deshmua si reklam ca-mujore deri sa te zbulohet se ne prapavijen e tij qendrojne sherbime secrete, interesa oligarke, struktura mafioze – edhe me te rrezikshme, me destruktive se ato nacionaliste e populliste.
Epilogu lojerave te tilla po dehsmohet tani ne Mal te zi, ne Shqiperi, ne Bosnje dhe kudo ku sherbimet e vjetra, mafiozet dhe diplomatet e koruptuar bashkpunojne ne rrenim te “strukturave te vjetra nacionaliste” dhe promovim te instalacioneve qe duhet te aktrojne “demokraci te sukseseshme, reformiste dhe mbietnike”. Kovacevski fal trashigimise dhe Ahmeti fal zorit te Hages deshirojne te pamundshmen: te aktrojne qytetarizem multi-etnik te diktuar nga elitist te kompromituar dhe instaluar por qe nuk gezojne besimin, simpatin e qyetareve e lere mo perkrahjen e votuesve. Kjo sjellje e tyre, jo bindshmeria e ofertes VMRO apo Levica, eshte faktori kyq I ngritjes se opozites – jo fal numrit te shtuar te perkrahesve ndaj tyre, por fal renies se perkrahjes ndaj koalicionit qeveritar te tjetersuar nga etnite e veta. Ne Tetove kjo me u deshmua: perkunder gjitha makiacioneve, gjitha financave, gjitha propagandave, Shqiptaret vazhduan te votojne Shqip – por jo BDI, ndersa maqedonasit vazhduan te votojne Maqedonisht – por jo LSDM.
Si perfundim, LSDM dhe BDI jan te detyruara te vazhdojne ne kete kahje, fal presionit nga Amerikanet (Soros) dhe jo aq nga Europianet (qe tani me fillojne te kuptojne se ndryshimi jo gjithnje eshte me i mire se e kaluara). Kovacevski varet nga Ahmeti, Ahmeti varet nga Kovacevski, por votuesit – posaqerisht katundaret, nuk ndjejne as obligim as varesi ndaj tyre, posaqerisht jo ndaj figurave qe kosniderohen si elitiste, antipatike dhe salonike. LSDM betohet ne numrat e BDI si garanc per mbijetes ne zgjedhje, BDI betohet ne Aleance si garance substututite per zjarrtaret, Aleanca betohet ne perfitim nga klientelistet e zhgenjyer te Beses opozitare. Kesaj I thojne – pazar pa hanxhine, katundarin dhe fshatarin.
*
Termi i preferuar pezhorativ i ithtareve te ideologjise Grubijaniste per “zjarrtaret”, i aristokracise Tetovare ndaj fshatrave buz Sharri dhe i importeve integriste ne Shkup per Cairasit. Ne shum raste, perdoret ne verzionin “selaka”.