Si po vazhdon degradimi i PVD-së me Ardita Sinanin?

0

Partia për Veprim Demokratik (PVD) është duke kaluar situatën më të vështirë që nga themelimi i saj. Riza Halimi kyetari i PVD-së që nga themelimi 28 vite më pare, ka manovruar këtë subjekt në humnerë politike ndërsa po përgaditet të hyjë në dekadën e dytë si parti opozitare së bashku me rivalin e tij “historik” Ragmi Mustafën e PDSH-së. Kjo shërben si risi në jetën politike të Luginës së Preshevës. Deri sa Halimi është bërë për kuriozitet në Ballkan si kryetar i parë dhe i vetëm i PVD-së në pothuajse tri dekada, ai ka siguruar tani më trashëgimin politike duke përzgjedhur Ardita Sinanin si kryetare e PVD-së dega në Preshevë. Edhe pse jo zyrtare, me gjitha gjasat Riza Halimi do të vendos Sinanin kryetare e ardhshme e PVD-së. Indikatorët për këtë supozim janë mëse të qarta, për herë të parë në historikun e PVD-së Riza Halimi ka lejuar që kryetarja e degës së PVD-së në Preshevë të merrë një vend të rëndësishëm reprezentativ në politiken partiake të PVD-së kur dihet se gjerë më tani nuk i`u është i njohur për opinionin e gjërë as emri i kryetarit të degës së PVD-së në Preshevë.

Komentet

komentet