Si ra policia në gjurmët e Renato Muhajt? Zbardhen detaje të reja mbi vrasjen e shqiptares në SHBA

Picture of Ina Online
Ina Online

30/01/2024

Vrasja e shqiptares Suela Saliaj nga ish-bashkëshorti Renato Muhaj tronditi qytetin e Clearwater në Florida.

Para krimit të rëndë, Muhaj kishte dhunuar dy prindërit e tij dhe u kishte marrë celularët që të mos lajmëronin policinë.

Pasi qëlloi për vdekje ish-gruan, ai rrëmbeu vajzën e tyre 8-vjeçare dhe tentoi të arratisej.

Incidenti filloi rreth orës 2:44 të mëngjesit të së hënës, kur policia e Clearwater u thirr në Oakbrook Village Apartments në bllokun 2200 të Nursery Road, tha agjencia në një njoftim për shtyp.

Gjatë hetimit të tyre, policia e Clearwater kontaktoi Departamentin e Policisë Largo që ta ndihmonte në gjetjen e Muhajt.

Sipas medieve amerikane, një biletë parkimi që shqiptari kishte marrë në Pinellas County në shtator 2022, i drejtoi efektivët drejt apartamentit të tij ku dhe gjetën të vrarë 32-vjeçaren Suela Saliaj. Mirëpo, nuk gjetën asnjë gjurmë të shqiptarit apo vajzës së tyre, Alessias.

Menjëherë ata u vunë në kërkim dhe rreth orës 08:30 të mëngjesit arritën që përmes sinjalit të telefonit të gjenin Renato Muhajn.

Policia gjeti vogëlushen 8 vjeçare dhe Muhajn brenda automjetit në bllokun 1600 të St. Paul’s Drive. Ai u shoqërua drejt komisariatit dhe akuzohet për vrasjes të shkallës së parë, rrëmbim dhe abuzim të fëmijëve.

Suela, 32-vjeçe punonte si bankiere në SHBA dhe ishte nëna e një vajze të mitur 8 vjeçe. Në profilin e saj në Linkedin, Suela liston një sërë aftësish të saj, ndërkohë që ka më shumë se 5 vite eksperiencë në shërbimin e klientit në banka. Ajo jetonte prej vitesh në SHBA dhe bashkë me të kishin emigruar më pas dhe prindërit si dhe vëllai i saj.

TË FUNDIT

Mexhiti: Taravari s’ka vend në Qeveri nëse bashkëpunon me BDI-në

Sela në Click Plus foli për ASH-në dhe Taravarin, çfarë tha…?

Ishte misterioz deri më tani, Danja Koka shfaqet me të dashurin në festën pas Big Brother

Reagon Gjesti për herë të parë pas fitores së BBVA

Jahoski, pronari i “Pucko Petrol” ofron 2 milionë euro garanci për të dalë nga paraburgimi

Shtyhet sërish seanca konstituive, ky ishte propozimi i Glauk Konjufcës

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË