Si ruhej Enver Hoxha me silurues luftarak në liqenin e Pogradecit, reagimi i jugosllavëve

Iliria News Agency
Iliria News Agency

05/03/2023

shkruan: Bardhyl Berberi/INA

Si ruhej Enver Hoxha me silurues luftarak në liqenin e Pogradecit, flet eskluzivisht ish zëvendësministri i Mbrojtjes, Nazar Berberi.

Ishim duke pirë kafen e mëngjesit në një lokal në breg të liqenit. Si asociacion për të treguar ngjarien e mëposhtme ishte një skaf i madh privat që ecte me shpejtësi në ujrat e liqenit.

Nazari në një moshë të thyer që po iu afrohet të 80 tave iu kujtua një ngjarje e asaj kohe që i kishte sjellë shumë telashe në detyrën e tij të zëvendësministrit të mbrojtjes.

Në vitin 1978  isha me detyrën e zëvendësministrit të mbrojtjes dhe mbuloja artilerinë, flotën detare dhe aviacionin. Më thërret Mehmet Shehu në zyrë, ishte i shqetësuar, ecte më hap nëpër ambientet e zyrës së madhe. Më pas ulej dhe zhgarravitëte një letër me stilograf duke vizatuar figura gjometrike më pas ngrihej përsëri.

Kjo ishte një shenjë që ai ishte shumë i shqetësuar. Në atë kohë Mehmeti ishte edhe kryeministër edhe Ministri i Mbrojtjes dhe më thotë:

-Nazar sapo dola nga zyra e shokut Enver,  ai para se të niset me pushime në Pogradec kërkon masa të larta sigurie dhe mbi të gjitha kërkon një mjet të fuqishëm luftarak të vendoset në liqenin e Ohrit nga ndonjë sulm i papritur që mund ti bëhet nga ndonjë bandë e armatosur. Gjithashtu do të shkojë në rrethinat e Pogradecit edhe një helikopter luftarak edhe ky do të ketë të njëjtin funksion.

I thashë Mehmetit se sigurojmë mjetin luftarak heqim një silurues patrullues nga deti Adriatik por si do të transportohet siluruesi deri në Pogradec në atë rrugë aq të rrezikshme me kthesa të shumta në Qafën e Thanës ?

Mehmeti ma preu shkurt ikë mendoje mirë dhe zbato urdhërin. Shkova menjëherë në Durrës dhe zgjodhëm një silurues 4, i cili patrullonte në ujrat e Adriatikut. Vështirsitë ishin në transport si do të transportohej siluruesi nga Durrësi në Pogradec. U thirr një shofer shumë i zoti që ishte edhe Hero i Punës quhej Met Dervina, i cili e mori përsipër këtë detyrë të rëndësishme. U ngarkua siluruesi në makinën e tij dhe eci mirë deri në tunelet e Librazhdit atje nuk mund të kalohej sepse nuk e nxinte tuneli. Pas llogaritjeve që bëmë ishte e pamundur atherë na lindi idea ta hipnim siluruesin në një tren pune me një vinç të fuqishëm.

Pas shumë peripecive të transportit një herë në tren dhe një herë në makinë mbritëm në fshatin Lin. Gjetëm një vend ku kishte thellësi të madhe në liqen pranë bregut dhe e lëshuam tek mullinjtë e Linit të Pogradecit, ku u shkarkua me vinçin e fuqishëm dhe u lëshua në ujë. Sapo u ndez siluruesi një zhurmë e tmerrshme shurdhuese që tronditi jo vetëm fshatin Lin por trembi në formën e një paniku pushuesit e shtetit fqinj të Maqedonisë.

Brenda pak minutash kampingu me pushues të huaj në Radozhë u boshatis, iknin pushuesit e tmerruar në formën e një paniku. Paniku dhe frika pushtoj edhe pushuesit në Pogradec. I gjithë qyteti dridhej nga zhurma tepër e madhe shurdhuese. Dhe paniku shkoj në formën e epidemisë edhe në fshatin Tushemisht gjatë patrullimit të siluruesit. E njëjta gjë u krijua edhe në kampingun e Shën Naumit, ku të huajt që ishin atje braktisën pushimet, më pas në Lubanisht dhe në Peshtan.

Edhe trageti i Shën Naumit që bënte rrugën katër herë në drejtim të Ohrit i ndërpreu udhëtimet. Situata ngjante alarmante paniku dhe frika përfshiu të gjithë pushuesit. Siluruesi patrullonte nga njëri cep i liqenit tek tjetri ,nga mullinjtë e Linit deri tek kufiri me Shën Naumin. Ministria e Mbrojtjes e Jugosllavisë së athershme na bëri një notë proteste por kush dëgjonte. Më pas edhe Ministria e Jashtme e Jugosllavisë.

Përballë vilës së Enverit ishte vila Biljana e Titos ku edhe ky pushonte gati tre muaj çdo vit në Ohër. Ndërkohë që sollëm edhe helikopterin luftarak dhe e vendosëm në vendin e quajtur “Varret e grekut “atje ishte një repart special. Mehmeti u kënaq që iu plotësua dëshira Zeusit, sepse në prill të atij viti kishin pasur me Enverin një incident që ai u mërzit shumë dhe realizimi kësaj detyre sikur e fashiti zëmërimin e tij

Si fluturoj raketa nga Patosi në Tepelene

Në Patos atëherë kishte një bazë rraketash me rreze të gjatë. Vetëm dy ditë para festës së 1 majt Nazari ishte njoftuar me urgjencë se në bazën e raketave në Patos ka një ngjarje të rëndë. Një raketë luftarake ka fluturuar padashje aksidentalisht nga baza e raketave në Patos në drejtim të paditur.

“Sinqerisht më zuri një panik në formë tmerri thashë ku ka rënë kjo rraketë është bërë hataja. U lidha urgjent me radio me të gjitha repartet ushtarake dhe më thanë se raketa ka rënë në një mal të Tepelenës rrëzë një shkëmbi dhe e kishte dërrmuar krejt atë. Skenën e kishte parë një bari që ishte në mal duke kullotur bagëtitë. Fatmirsisht nuk kishte asnjë të dëmtuar. I raportoj Mehmetit. U trondit shumë kur i them se nuk të dëmtuar se raketa ka rënë në një shkëmb në një mal të Tepelenës sikur mori pak zemër. Njoftoj Enver Hoxhen në telefon se kemi një ngjarie të rëndë. Shkuam së bashku.

-Pa hë na thoni, ia priti Enveri buzë varur. I thamë se si kishte ndodhur ngjarja, dy ushtarë duke luajtur me njëri tjetrin kishin shtypur butonin sart dhe raketa luftarake kishte ikur nga baza dhe kishte goditur shkëmbin në Tepelenë.

Nisuni që të dy në Patos dhe dua raportim të hollësishëm na i preu Enveri. Morëm një helikopter luftark dhe u nisëm në drejtim të Patosit. Na raportoj komandanti i bazës një djalë shumë i mirë dhe profesionalisht i zoti për raketat, ishte nga Gjirokastra. Ne i shfrymë atij, më pas u shkarkua dhe u dënua disa muaj burg për pakujdesi në detyrë. Më pas vizituam ushtarin në spitalin e Fierit. Ushtari ishte djegur pjesërisht nga gazrat e raketës por ishte jashtë rrezikut për jetën.

Kjo ishte historia e siluruesit dhe e raketës dhe vërtet thotë Nazari pas mbrritjes së siluruesit në Pogradec Enveri u kënaq dhe ngjarja e raketave u harrua. Bisedën e lamë të hapur herën tjejtër Nazari premtoj të na tregojë për vetëvrasjen e Mehmet Shehut, i cili jep argumentat e tija rreth kësaj vetëvrasje misterioze dhe bisedën private që ka patur me Mehmetin pak ditë para vetëvrasjes për fejesën e djalit me Silva Turdiun. Por Nazar Berberi u nda nga jeta …

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Spartak Ngjela

Paralajmërohet fundi i Vuçiqit/ Avokati shqiptar zbulon një detaj në përballje me presidenten Osmani!

Aksidenti-600x360

Djali i deputetit shqiptar përplasë me makinë biznesmenin e njohur

Sali Berisha

Berisha, për “RAI 3”: Nuk akuzohem për korrupsion, jam nën hetim për arsye politike

ulqin

VOA : Ulqini pret me shpresë urën që e lidh me Shkodrën

ikja

Të dhënat e trishta/ Të rinjtë po ikin në emigracion, të moshuarit punojnë

modelja klevisa ymeri

Me BMW e shpejtësi 170 km/h,shqiptarja përplas për vdekje dy të rinj (FOTO)

Igli Hasani2

Hasani në Hagë ankesa për shqiptarët në Preshevë

Spartak Ngjela

“Enver Hoxha më thirri, u pendova që s’i shkova”, trondit Spartak Ngjela: Më thanë se do më vriste, i kalova poshtë shtëpisë, ai u ngrit…!

begaj qosja sinani

Presidenti Begaj takoi akademikun Rexhep Qosja

INFO

NA NDIQ