Si ta mbani të sigurt llogarinë në Twitter – pa paguar

Iliria News Agency
Iliria News Agency

21/02/2023

Elon Musk, i cili e kishte blerë Twitterin prej 44 miliardë dollarësh në tetor, është përpjekur të gjejë një mënyrë për të maksimizuar fitimet në kompani. Një prej tyre është Twitter Blue, i cili ndër veçoritë e tjera lejon këdo të paguajë për verifikimin e rezervuar më parë për të famshëm, gazetarë dhe njerëz të tjerë të njohur

Përdoruesit e Twitterit u njoftuan për një ultimatum nga aplikacioni i mediave sociale: Abonohuni në shërbimin e ri premium të platformës ose humbni një veçori të njohur të sigurisë së llogarisë.

Një mesazh “pop-up” i ka paralajmëruar përdoruesit se do të humbasin aftësinë për të siguruar llogaritë e tyre përmes autentikimit me dy faktorë të mesazheve me tekst, nëse nuk paguajnë 8 dollarë në muaj për t’u abonuar në Twitter Blue.

Mesazhi thoshte se duke filluar nga 19 marsi, përdoruesit që nuk abonohen do të bllokohen nga llogaritë e tyre derisa ta heqin funksionin e sigurisë.

Këtu janë disa pyetje dhe përgjigje se pse Twitteri e bëri këtë ndryshim dhe mënyra alternative për të siguruar llogarinë tuaj:

Çfarë është autentikimi me dy faktorë?

Autentikimi me dy faktorë shton një shtresë të dytë sigurie në llogaritë e mbrojtura me fjalëkalim duke i detyruar përdoruesit të futin një kod të gjeneruar automatikisht për t’u identifikuar.

Ky hap shtesë ndihmon në mbrojtjen e llogarive në internet, sepse përveç fjalëkalimit, ju nevojitet qasje në një aplikacion, pajisje ose numër telefoni të veçantë ku mund ta merrni kodin.

Kode të tilla mund të gjenerohen nga aplikacione si Microsoft Authenticator ose Google Authenticator. Ose ato mund të dërgohen në telefonin e një përdoruesi përmes mesazheve me tekst.

Është autorizimi me dy faktorë i bazuar në mesazhe me tekst që Twitter tani po e kufizon vetëm për abonentët e Twitter Blue.

Pse po e bën këtë Twitteri?

Në një postim në blog, kompania me bazë në San Francisko e ka pranuar se metoda e sigurisë e bazuar në mesazhe me tekst ka qenë historikisht e popullarizuar me përdoruesit e saj, por tha se funksioni po “përdoret – dhe abuzohet – nga aktorë të këqij”.

Elon Musk, i cili e kishte blerë Twitterin prej 44 miliardë dollarësh në tetor, është përpjekur të gjejë një mënyrë për të maksimizuar fitimet në kompani.

Një prej tyre është Twitter Blue, i cili ndër veçoritë e tjera lejon këdo të paguajë për verifikimin e rezervuar më parë për të famshëm, gazetarë dhe njerëz të tjerë të njohur.

Në blogun e tij, Twitter i ka inkurajuar përdoruesit që nuk do të abonohen në Twitter Blue të marrin në konsideratë përdorimin e opsioneve alternative të sigurisë së llogarisë, veçanërisht një aplikacion vërtetimi ose “çelës” sigurie.

Këto metoda kërkojnë që ju të zotëroni fizikisht metodën e vërtetimit dhe janë një mënyrë e mirë për të siguruar që llogaria juaj të jetë e sigurt.

Cilat janë opsionet e tjera për sigurinë e llogarisë në Twitter?

Një aplikacion vërtetimi ose një çelës sigurie do të shtojë gjithashtu një shtresë sigurie të llogarisë përtej vetëm një fjalëkalimi.

Një çelës sigurie është një pajisje e vogël portative që gjeneron një sërë numrash të rastësishëm që futni kur ju kërkohet kur hyni në një llogari në internet.

Një aplikacion vërtetimi përdor të njëjtën qasje, por në vend të një pajisjeje fizike të veçantë, aplikacioni është në telefonin tuaj.

Për të konfiguruar një aplikacion vërtetimi për të siguruar llogarinë tuaj në Twitter, do t’ju duhet të shkarkoni një nga një sërë aplikacionesh të disponueshme në pajisjen tuaj. Ato janë falas në dyqanet e aplikacioneve Apple ose Android. Nëse preferoni të mos përdorni Google ose Microsoft Authenticator, ka opsione të tjera, duke përfshirë Authy, Duo Mobile dhe 1Password.

Përktheu: Blerta Haxhiu

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

insta-600x360

Meta integron një chatbot të AI në mesazhet në Instagram

tik tok

TikTok thotë se do ta luftojë ndalimin ose shitjen e detyruar nga SHBA-ja

samsung

Samsung po punon në telefonin e ri Galaxy S24 FE, prite të dalë në treg këtë vit

tik tok

BE kërcënon të bllokojë TikTok Lite: Krijon varësi po aq sa cigaret!

tik tok

TikTok sfidon Instagramin! Gjiganti i rrjeteve sociale bën gati aplikacionin e ri

google maps

Veçoria e ardhshme e Google Maps ju dërgon në destinacionin e dëshiruar pa pasur nevojë për internet

Apple-1

Apple heq aplikacionet WhatsApp dhe Threads nga Kina

tik tok

Kongresi Amerikan voton pro ndalimit të TikTok në SHBA

intel

Intel zbulon kompjuterin më të madh neuromorfik në botë “të frymëzuar nga truri i njeriut”

INFO

NA NDIQ