Si të gjeni një punë në Gjermani? Ja mundësia juaj nëse jeni gati të përveshni mëngët

Iliria News Agency
Iliria News Agency

22/01/2023

Gjermania, si të gjitha vendet e tjera, është prekur nga kriza aktuale në mënyra të ndryshme.

Tregu i pasurive të paluajtshme po bëhet gjithnjë e më i paqëndrueshëm, ndërkohë që kompanitë e famshme botërore po mbyllin objektet e tyre, dhe në të njëjtën kohë, ky vend dita ditës ka nevojë për gjithnjë e më shumë punëtorë.

Siç u njoftua së fundmi, rreth 50 mijë njerëz nga rajoni do të mund të gjejnë punë në Gjermani, konkretisht në një degë. Gjegjësisht, restorantet atje kanë kohë që po mundohen të plotësojnë vendet e lira, ndërsa situata pritet të jetë edhe më e keqe në pranverë, kur do të ketë më shumë punë.

Natyrisht që mediat që shkruajnë për “hapjen e derës” për punëtorët e huaj konfirmohen edhe nga shoqata kombëtare e hotelierëve “Dehoga“, duke thënë se një zhvillim i tillë i situatës “u jep shpresë”. Përveç kësaj, përmenden disa masa që mund të ndihmojnë.

“Numri që duhet të arrihet tani është 50 mijë dhe do të rritet në mënyrë drastike këtë pranverë”, tha një përfaqësues i shoqatës.

Megjithatë, në të kundërt, restorantet presin një “prirje pozitive” nga “përpjekjet intensive” të qeverisë dhe punëdhënësve, duke përfshirë ofertën e arsimit/trajnimit, si dhe reformën e premtuar të rregullimit të imigracionit.

“Ne kemi nevojë për mundësi të reja ligjore për migrimin e synuar për motive punësimi nga vendet e treta”, theksohet më tej.

Industria gjermane e shërbimeve hotelierike aktualisht ofron më shumë se një milion vende pune me kontribute të paguara për sigurimet shoqërore. Numri i punëtorëve për të cilët punëdhënësi paguan kontributet e plota – në tetor është 3.7 për qind më pak se para pandemisë. Profesioni ka nevojë vazhdimisht për punë të kualifikuar të të gjitha profileve. Në vështirësi janë veçanërisht edhe kompanitë e vogla dhe të mesme nga zonat rurale të vendit. (INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

rron gjinovci

Rron Gjinovci: Tash “gazetarët” i nxjerrin flokët e veta me këtë deklaratë të Albinit!

IMG_1325

Hasani: Arsovska, Bexheti dhe Levica nuk lejuan organizimin e tubimit në Sheshin Maqedonia, çdo përgjigje ditën e hënë do të ishte e vonshme

Mickoski vmro platforma

BDI: Mickoski kërkon rikthimin e vendit para 2001-shit, një Maqedoni pa shqiptar

KSHZ-Komisioni

KSHZ: Akreditohen 942 vëzhgues, gazetarë dhe përkthyes të huaj për zgjedhjet presidenciale

IMG_1326

O’Brien: Kam punuar si i ri në hetimin e krimeve të luftës në Srebrenicë, duhet të përballemi me të vërtetën

Albin Kurti

Cila është pasuria e kryeministrit Kurti, publikohen të dhënat

shkolle klase

SASHK reagon ndaj vendimit të MASH-it për ditët e punës së 24 prillit dhe 8 majit

komedi kushtrim qerimi avni shkodra sopi

Një Stand Up Comedy e veçantë në Kumanovë (Foto)

elena petrova fatmir besimi

Petrova: Fatmir Besimi në mënyrë të paligjshme ka nënshkruar pëlqime për 3000 punësime në institucionet shtetërore

INFO

NA NDIQ