Si të përdorni bajamet për të parandaluar dhimbjet e kokës?!

Picture of INA
INA

03/01/2024

Bajamet bëjnë pjesë në arrorët më të shëndetshëm për organizmin e njeriut. Ato janë të pasura me vitamina dhe minerale, veçanërisht me magnez dhe vitaminë B2, të cilat janë shumë efikase kundër dhimbjeve të kokës.

Frekuenca dhe intensiteti i dhimbjeve të kokës janë të ndryshme në varësi të individit, ndërkohë që ilaçet në treg nuk kanë aftësinë të kurojnë çdo dhimbje koke.Bajamet kundër migrenës dhe dhimbjeve të kokës

Bajamet përmbajnë substanca që luftojnë inflamacionin. Me një veçori të tillë, konsumi i bajameve ndihmon në parandalimin e dhimbjeve të kokës. Sipas të dhënave, njerëzit që vuajnë nga migrena, kanë nivele të ulëta të magnezit në organizëm. Një studim i Universitetit të Merilendit analizoi efikasitetin e magnezit në parandalimin e migrenës.

Gjetjet e studimit treguan se episodet e migrenës ulen me 41.6 për qind te njerëzit që i përmbahen rekomandimeve ditore të konsumit të magnezit. Ky mineral është thelbësor për qetësimin e nervave, lodhjes, stresit dhe tensionit. Në bashkëpunim me vitaminën B2, e cila gjendet gjithashtu tek bajamet, magnezi rekomandohet të merret nga njerëzit që përballen me episode të përsëritura të migrenës. Për më tepër, studimet konfirmojnë se konsumi i 400 mg vitaminë B2 në ditë, përgjysmon frekuencën e migrenës tek njeriu.

Sasia e rekomanduar e bajameve dhe si t’i përdorni

Vlera dhe përfitime të tjera të bajameveBajamet janë të pasura me antioksidantë të cilat luftojnë radikalet e lira. Ato gjithashtu ndihmojnë në uljen e nivelit të sheqerit në gjak. Ngrënia e bajameve ndihmon në frenimin e nepsit dhe ju mban të ngopur për më gjatë. Ato janë të pasura edhe me vitaminë E, madje ulin nivelet e kolesterolit me shumë efikasitet. E fundit por jo për nga rëndësia, magnezi tek bajamet ndihmon në uljen e tensionit të gjakut.

TË FUNDIT
2 ditë
Deri 60 gra në vit preken me kancerin e gjirit
2 ditë
Kafeja – mikja apo rivalja e një diete?
2 ditë
Si të mbroheni nga gripi dhe ftohja këtë sezon virusesh?
2 ditë
Kur duhet të shqetësohemi nga dhimbjet e stomakut
4 ditë
Përse zemra nuk preket nga kanceri?

ME TE LEXUARA

No data was found

LEXO MË SHUMË

tetori roz kanceri ne gji

Deri 60 gra në vit preken me kancerin e gjirit

kafe limon

Kafeja – mikja apo rivalja e një diete?

grip

Si të mbroheni nga gripi dhe ftohja këtë sezon virusesh?

dhimbje_barku

Kur duhet të shqetësohemi nga dhimbjet e stomakut

kanceri

Përse zemra nuk preket nga kanceri?

vildana goga

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes shqiptare që u bë dorë e zgjatur për shumë gra (VIDEO)

kancer

“Mikrobet rezistente ndaj antibiotikëve”/ Studimi në SHBA paralajmëron miliona vdekje deri në vitin 2050

tetori roz kanceri ne gji

ISHP: Vitin e kaluar në Maqedoni nga kanceri i gjirit kanë vdekur 346 gra

barnatore biznes farmaci

Mjekët amë për ilaçet e reja: Duhet rekomandim nga specialistë

INFO

NA NDIQ