Si të shmangim gripin kur të gjithë janë të sëmurë?!

Iliria News Agency
Iliria News Agency

09/02/2023

Këtë vit ka pasur një “shpërthim” të madh të rasteve të gripit. Gripi sezonal shfaqet kryesisht në muajt e dimrit. Ka një fillim akut të simptomave të rënda dhe zgjat nga 5 deri në 7 ditë. Por çfarë mund të bëni për të mbrojtur veten nga gripi kur të gjithë rreth jush janë të sëmurë?

Mbani distancë

Meqenëse spërklat e lëshuara nga kollitja ose teshtitja arrijnë një distancë prej më shumë se 4.5 metra brenda një sekonde, ne duhet të mbajmë distancën nga ata që janë prekur nga gripi. Nuk shtrëngojmë duart dhe përqafojmë personat, pasi 70% e atyre që infektohen me grip mbajnë virusin në duar.

Flini mirë

Gjumi është i nevojshëm për funksionimin e duhur të trupit dhe forcimin e mbrojtjes sonë. Ekspertët shpjegojnë se një gjumë i mjaftueshëm zgjat 7-9 orë dhe është aleati ynë kundër gripit.

Ajrosni hapësirën tuaj

Virusi “lulëzon” në zona që nuk janë të ajrosura. Ndaj sigurohuni që të ajrosni hapësirat ku kaloni shumë orë çdo ditë.

Lani duart shpesh

Mund ta dëgjoni shpesh dhe të mos mendoni se është aq efektiv, por ndoshta është masa më e rëndësishme për të parandaluar transmetimin e viruseve. Duhet të lani rregullisht duart për të paktën 20 sekonda me sapun dhe ujë. Nëse nuk kemi ujë të rrjedhshëm dhe sapun në dispozicion, atëherë mund të përdorim disa xhel antiseptik ose peceta pastrimi.

Është gjithashtu mirë të kujtojmë se nuk duhet ta prekim fytyrën me duar. Sa më shpesh ta prekim fytyrën me duar, aq më të mëdha janë mundësitë për të transmetuar viruse nga duart në hundë dhe gojë

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ziadin sela

Ziadin Sela: Kosova dhe Shqipëria të na marrin shembull, të bashkohen

trupat britanike kosove

“Blindohen” kufijtë e Evropës, 20 mijë ushtarë në gatishmëri kundër Rusisë – ja “zona e nxehtë’ ku mund të nisë konflikti

lukaku

Lukaku e preferon kalimin në Saudi Pro League

google

Google do të fillojë të tarifojë për atë që përdorim çdo ditë?

Moti_26-780x470-1

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

gordana siljanovska davkova

VMRO-DPMNE mban tubimin e parë, Siljanovska – Davkova: Ne jemi europianët e vërtetë

rrjete sociale instagram facebook tik tok

Instagram po teston një veçori të re

guardiola

​Guardiola: Haaland është sulmuesi më i mirë në botë

bilall kasami

Kasami prezanton një prurje të re në Çair (FOTO)

INFO

NA NDIQ