Si u arrestuan në Serbi grupi narkotik multietnik i quajtur “Amerika”

0

Të hënën, anëtarët e grupit “Amerika” të udhëhequr nga udhëheqësi i dyshuar Veselin Raiçevia, i quajtur si Meda (57), do të dalin para prokurorit publik në Beograd. Dy ditë më parë, policia arrestoi Imrli Alilin, të quajtur Merlin, Aleksandar Steviqin dhe Hashim Jusufin. Ata janë të dyshuar për trafikim të paligjshëm të lëndëve narkotike.

Në prerjen e një zinxhiri të madh të kontrabandës të heroinës kan punuar anëtarët e Agjencisë së Sigurimit-Informacionit (BIA), Policia e Beogradit, Njësiti për Luftën Kundër Krimit të Organizuar (UKP SBPOK serbe MUP) në bashkëpunim me Prokurorinë për krimin e organizuar. Sipas informatave jozyrtare, personi i pestë – Maria Dimitrova Peltekova – u arrestua në Bullgari.

Anëtarët e këtij grupi u ndoqën për disa ditë dhe aksioni filloi të shtunën në mëngjes kur Jusufi hyri në Serbi në pikën kufitare Preshevë, nga Maqedonia në Serbi.

– Ai ishte në autobus, i cili u udhëtonte nga Shkupi në Nish – Me vete kishte një valixhe. Kur doli në stacionin e autobusëve në qytetin e Nishit, mori një taksi. Ai u nis drejt kufirit bullgar.

Ndërkohë, Maria Dimitrova Peltekova hyri në Serbi nga Bullgaria. Ajo priste që Jusufi të afrohet pranë kufirit. Supozohet se ajo i dorëzui një panel dekorues, të mbështjellur në celofan, ku ishin fshehur dy kilogram heroinë. Jusufi, i cili është shtetas maqedonas, u kthye në Nish për një taksi. Atje ai hyri në autobus për Beograd dhe shtetasja bullgare menjëherë u kthye në vendin e saj.

Jusufi arriti në Beograd, ku siç dyshohet ëdhtë pritur nga një prej anëtarëve të grupit. Ata shkuan në restorantin e famshëm të Beogradit, ku blerësi i priste ta. Gjatë dorëzimit, policia i arrestoi ata. Është interesante, megjithatë, se Raiceviq ishte larguar nga restorani disa çaste më parë para se të hyj policia. Ai u arrestua në një makinë në afërsi./presheva.com/