Rreth 100 profesorë të Universitetit të Tetovës i takojnë shtresës së mjeruar të shoqërisë.
Për shkak të bindjeve të tyre politike, për më shumë se një dekadë ata punojnë pa vendime pune dhe me paga qesharake.
Këta heronjë të heshtur, për më shumë se dhjetë vite shkojnë për çdo ditë në punë, mbajnë ligjerata, provime, mentorojnë tema diplome, edukojnë breza të rinjë dhe fund të muajit paguhen nga 10 mijë deri në 12 mijë denarë.
Politika e poshtër ka vendosur ti persekutoj dhe mbaj peng këta ligjërues, të cilëve në secilin cikël zgjedhor u ka premtuar zgjidhjen e statusit të punës dhe në fund kanë përfituar vetëm ata që kishin lidhje me partinë, liderin suprem dhe kur intervenonte ndonjë politikanë me ndikim nga Kosova.
Dekanët, por edhe rektorët disa herë kanë bërë kërkesa për vendime pune, edhe në kohën kur ministri i financave dhe i arsimit ishin shqiptarë. Por çuditërisht kanë hasur në vesh të shurdhër.
Si pasojë, shumë fakultetet kanë mungesë të stafit të rregulltë akademik dhe vështirësi në realizimin e programeve studimore.
Cuditërisht, po këtë politikanë, sot pjesë e opozitës, për vete kanë siguruar vendimet e punës dhe do të vazhdojnë karrierat e tyre si profesorë!