Si u rrah kik boksieri shqiptar në Zvicër nga rivalët zvicëran – VIDEO

Kampioni i shumëfishtë në kick boks dhe tani trajner i këtij sporti, shqiptari nag Kosova, Shemsi Beqiri ishte sulmuar në muajin shkurt të vitit 2014, në shkollën e tij të sporteve luftarake në Bazel të Zvicrës, nga një ekip kundërshtar. Pas një procedure të gjatë juridike, tani është caktuar data e seancës gjyqësore.

Më 24 shkurt të vitit 2014, në shkollën e kick boksierit shqiptar Shemsi Beqiri, në Reinach të Bazelit janë zhvilluar skena të rënda. Shemsiu ishte sulmuar nga rivali i tij, thai boksieri Paulo Balicha.

Në muajin qershor të këtij viti do të mbahet procesi gjyqësor në Muttenz – por jo vetëm për Balicha. Gjatë sulmit, me te kanë qenë edhe një grup sulmuesish, të cilët gjithashtu do të paraqiten para Gjykatës. Të akuzuar janë gjithsej 16 persona. Katër të tjerë të cilët dyshohet të kenë qenë të involvuar në sulm, deri më tani nuk kanë mundur të identifikohen.
Procesi do të zgjatë dy javë, shkruan „Basellandschaftliche Zeitung“, përcjellë Shtegu.com dhe llogaritet si procesi më i kushtueshëm deri më tani. Avokati mbrojtës Jascha Schneider, ka shpalosur kritikë për stërzgjatjen e procesit.

„Besimi mund të humbet, pasi dyshoj se drejtësia mund ta zbardhë një rast të tillë për një periudhë kaq të gjatë“, ka pohuar avokati Jascha Schneider. Ai është kurioz të dijë se çfarë mësimi do të marrë Prokuroria nga ky rast dhe nëse do t`i kërkojë falje viktimës.

Asaj mbrëmje të muajit shkurt, në rrahjen midis dy rivalëve të rrethinës, sulmuesit kanë qenë me kapela në kokë. Njëri nga sulmuesit e ka incizuar rrahjen shtatëminutëshe me kamerë, e më pas incizimi ndërpritet. Kjo video llogaritet si dëshmia më e fortë gjatë procesit në vijim.

Pas rrahjes, kundërshtari i Shemsiut ishte dorëzuar menjëherë në polici. Pasuan tre muaj paraburgim. Në procesin gjyqësor të quajtur „Dojo“, Balicha është i akuzuari kryesor. Qysh verën e kaluar, Prokuroria zvicerane e ka bërë publike aktakuzën, shkruan më tej „Blick“.

Përpos të tjerave, Balicha do të duhet të përgjigjet për veprën penale „përpjekje për shkaktim të lëndimeve të rënda trupore, lëndimeve të thjeshta, sulm, privim nga liria dhe detyrim“. Shqiptimi i vendimit pritet të sillet gjatë këtij viti, por nuk dihet saktë se kur. (Shtegu.com)

Videon e sulmit mund ta ndiqni më poshtë duke klikuar reklamen