Si zgjidhet kriza? Ngjela: Të ndërrohet Rama!

0

Avokati i njohur Spartak Ngjela i ftuar në “360 Gradë” në Ora News tregoi dy hapat se si mund të zgjidhet kriza aktuale politike.

Pjesë nga diskutimet:

Ngjela: Partisë Socialiste i intereson të tërhiqet kryeministri dhe të vijë një kryeministër tjetër. Kështu e ka bërë Italia. Gjithë krizat i ka zgjidhur me tërheqjen e kryeministrit. Ka hequr De Gasperin. Ka ikur Andreoti nga kryeministër, në ministër Transportesh. Si do ta zgjidhi krizën PS-ja? Me heqjen e kryeministrit! Çfarë e gjeti kryeministrin aktual të shkojë ministër të Jashtëm. Po marrim precedentin italian që jemi më afër. Situata zgjidhet me këmbimin e kryeministrit. Sfumohet kjo pseudo-opozita që është jashtë. Pse nuk e bëjnë këta? Sepse i thonë heq Edi Ramën. Midis ndërrimit të kryeministrit dhe zgjedhje në 45 ditë, unë them ndërrimin e kryeministrit. Nuk ka krizë parlamentare. Këtu nuk mund të ketë kriza parlamentare në majmunllëk. Majmunët nuk kanë vlerë. Nano e ka bërë vetëm një herë. I vetmi.