Siguria e fëmijëve, BE nis një hetim zyrtar ndaj TikTok-ut

Picture of INA
INA

20/02/2024

Bashkimi Europian ka nisur një hetim formal ndaj platformës së videove të shkurtra, TikTok. Komisioni Europian, krahu ekzekutiv i BE-së, njoftoi se ka nisur procedime zyrtare ndaj platformës në pronësi të Kinës, për shkelje të mundshme të Ligjit të Shërbimeve Digjitale (DSA).

Siç u bë e ditur, hetuesit do të verifikojnë, nëse në platformë mbrohen të miturit, mbahen regjistra për përmbajtjet reklamuese dhe nëse algoritmet e saj i drejtojnë përdoruesit në përmbajtje të dëmshme.Thierry Breton, komisioneri i Bashkimit Europian për tregjet e brendshme, deklaroi se mbrojtja e fëmijëve është një nga prioritetet më kryesore për t’u zbatuar për DSA-në.Hetimi rreth sigurisë së të miturve në platformë përfshin kontrolle në procesin e verifikimit të moshës si dhe cilësimet e zgjedhura paraprakisht të privatësisë, të përdorura për llogaritë e fëmijëve.“Teksa në platformë kanë akses miliona fëmijë dhe adoleshentë, TikTok duhet të jetë në linjë të plotë me DSA-në si dhe ka një rol të veçantë për të luajtur në mbrojtjen e të miturve,” deklaroi Breton.

“Ne po nisim këtë procedim zyrtar sot për t’u siguruar që të ndërmerren veprime proporcionale për të mbrojtur mirëqenien fizike dhe emocionale të të rinjve evropianë. Nuk duhet të kursejmë asnjë përpjekje për të mbrojtur fëmijët tanë.”

Kompanitë që thyejnë rregullat e DSA-së përballen me gjoba të mundshme që mund të shkojnë deri në 6% të xhiros së tyre globale.

TikTok, i cili nuk i publikun të ardhurat e tij, është në pronësi të kompanisë kinezë të teknologjisë ByteDance.
Platforma njoftoi se do të vijojë të punojë me ekspertë për t’i mbajtur të rinjtë që janë përdorues të saj, të sigurt dhe se mezi pret t’ia shpjegojë këtë çështje në detaje Komisionit Evropian.

Ky është rasti i dytë që një kompani e teknologjisë akuzohet për shkelje të DSA-së, pas “X” të Elon Musk, e cila u bë objekt i një hetimi zyrtar nga Brukseli në dhjetor të vitit të kaluar.

TË FUNDIT

VIDEO/Pjesëtari i Grupit të Kumanovës u largua me forcë nga policia në burgun e Idrizovës gjatë takimit me familjarët – flet avokati

Fotot me instruktorin çuan në ndarjen mes Gjestit dhe Eglit? Zbuloni detajet… (FOTO)

FOTO/Ish kampioni i Malit të Zi e ndryshoi stemën me ngjyrat e flamur shqiptar, kjo i pengon ish lojtarit të Cërvena Zvezdës

Presidenti Milatoviq nuk e dekretoi ligjin që mundëson dhënien me qira të Plazhit të Madh në Ulqin

AAK-ja kërkon ndihmën e Trumpit për zgjidhjen e ngërçit politik: S’jemi të zot ta bëjmë vetë

Zvicra me pagat më të larta në botë,ja në cilin vend është Kosova

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË