Siljanovska Davkova takoi presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier

Picture of Ina Online
Ina Online

12/06/2024

Presidentja Siljanovska Davkova mbrëmë mori pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, për pjesëmarrësit e Konferencës për Rindërtimin e Ukrainës në Berlin.Të dy presidentët zhvilluan një takim të shkurtër, në të cilin shkëmbyen mendime për periudhën paszgjedhore në vend dhe formimin e qeverisë së re dhe pritjet për zbatimin e reformave në rrugën e Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian, transmeton Portalb.mk.

Presidentja Siljanovska Davkova dje në Berlin, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, iu drejtua panelit kryesor për krerët e shteteve dhe qeverive, ku folën edhe nikoqirët e konferencës, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Fjalim pati edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në panelin kryesor morën pjesë presidentët dhe kryeministrat e Holandës, Norvegjisë, Finlandës, Lituanisë, Moldavisë, Estonisë, Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi, Gjeorgjisë.

Presidentja Siljanovska Davkova në fjalimin e saj tha se pas Luftës së Dytë Botërore, Plani Marshall, ndër të tjera, ishte shprehje e solidaritetit ndaj Evropës së shkatërruar dhe sot është i nevojshëm një lloj i ri i planit Marshall për Ukrainën e shkatërruar.

Në seancë u vlerësua pozitivisht qëndrimi ekzistues i përbashkët evropian se ndihma gjithëpërfshirëse për Ukrainën duhet të vazhdojë.

Konferenca është vazhdim i serisë së ngjarjeve vjetore të nivelit të lartë kushtuar rimëkëmbjes së shpejtë dhe rindërtimit afatgjatë të Ukrainës, pas fillimit të agresionit ushtarak rus. Një qëllim kryesor i ngjarjes është të sigurojë mbështetje të vazhdueshme ndërkombëtare për rindërtimin, reformën dhe modernizimin e Ukrainës.

TË FUNDIT

Janë dhënë 314 leje ndërtimi në shtator, planifikohet ndërtimi i 727 banesave

Mickoski: Unë kam kërkuar bllokimin e parave nga IPARD

Ish-polici Shaqir Lutvija dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte – kishte ushtruar trajtim çnjerëzor ndaj shqiptarëve

Christopher Hill: Adem Demaçi kundërshtonte çdo marrëveshje që nuk siguronte pavarësinë e Kosovës

Messi te Barcelona? Ja çfarë mund ta sjellë rikthimin e legjendës

UNHCR: Ndryshimet klimatike detyruan miliona njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË