Presidentja Gordana Siljanova Davkova ka falur ish-ndihmësin e ministrit të Prokurimit Publik në MPB, Gjoko Popovski, i cili është dënuar për blerjen e paligjshme të “Mercedesit” në vlerë prej 600 mijë eurosh nga ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i njohur si rasti “Tanku”.
Popovski del nga burgu pas nëntë vjetëve të kaluara në burg, ndërsa në vendimin për faljen thuhet se lirohet pjesërisht nga ekzekutimi i mëtejshëm i pjesës së pavuajtur të dënimit me burg.
Popovski është dënuar në rastet “Trista” dhe “Tanku” në rastet që i hapi Prokuroria e Speciale Pulike, lidhur me keqpërdorimet në prokurimet publik.
“Mercedesi” luksoz, për të cilin u dënua Popovski, ende është në pronësi të Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë.