Siljanovska: Ndryshimi i emrit nuk është zgjidhje përfundimtare

0

Ndryshimi i emrit me mbiemër artificial nuk është zgjidhje përfundimtare siç thotë pushteti, derisa ekzistojnë Gjykata Kushtetuese, Kombet e Bashkuara dhe institucione tjera të cilat bazohen në të drejtën, ka porositur sonte kandidatja për president nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni, Gordana Siljanovska- Davkova në Tetovë.

“Kur nuk ka themel juridik nuk mund që qetë të mbijetojë ajo marrëveshje pasi paraqet ndryshim që nuk ka perceptimin e të drejtës, nuk ka as arsyeshmëri, nuk është e pranuar nga zemra, ka thënë ajo para banorëve të Tetovës.

Siljanovska- Davkova konsideron se Ligji për gjuhët si kundër-kushtetues do të krijojë më shumë probleme gjatë përditshmërisë. Ajo konsideron se do të ketë situatë të paralizuar në gjyqësi, institucione, kompani.

Ndërkohë, lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski ka kërkuar mbështetje për Siljanovskën me qëllim të fitohet “zaevizmi”. Ai ka porositur Zaevin se është padrejtësi të premtojë dhe të ndërtojë karrierë të paralajmërimeve dhe nga ajo më pas asgjë të mos përmbushet.