Siljanovska në takim me qytetarët e Vatashës

0

Thonë se fjalimi im është më ndryshe, se pjesëmarrjet e mia janë më ndryshe, se fjalori im është më ndryshe. Por, kjo i adreson problemet e vërteta, rezultati është inkurajues, unë do të vazhdojë me timen. Mendoj se mjaftueshëm i inspirova qytetarët në rrethin e parë zgjedhor që të dalin edhe në rrethin e dytë zgjedhor.

Mendoj se në rrethin e dytë do të jenë më të guximshëm ata ndaj të cilëve është kryer presion dhe mendoj se në rrethin e dytë ata që kishin dilema i kanë zgjidh ato.

Unë veçmë mora pjesë në “Dhomën publike”, bisedova hapur dhe jam e gatshme me të gjithë të përballem. Ata që menduan se nuk ia vlen të mos dilet në këto zgjedhje, është inkurajues, i shihni debatet dhe nuk do të doja të komentoj. I qartë është rezultati, mendoj se jemi në rrugë të drejtë dhe se më 5 maj do të ketë bazë të festohet, jo se për herë të parë ka fituar një grua në zgjedhjet në Maqedoni, pasi besoj se duhet të vlerësohet dija, mendja, përgjegjësia, afërsia me qytetarët, modestia nëse doni dhe se ky është kombinimi fitues demokratik.

Kuptohet pa ndihmën e qytetarëve unë asgjë nuk mund të bëjë. Por e kanë fjalën time se në ditën e parë unë do të jem me ta dhe asnjëherë nuk do të harroj se asgjë nuk do të mund të arrija pa mbështetjen e njerëzve, ja edhe këtu në Vatashë.