Sillet në Gjykatën e Tetovës 17 vjeçarja që dyshohet për vrasjen e 16 vjeçarit në Banjën e Tetovës

Iliria News Agency
Iliria News Agency

10 Mars, 2023

Nën masa të rrepta të policisë është sjellë sot 17 vjeçarja që dyshohet për vrasjen e 16 vjeçarit në Banjën e Tetovës pak muaj më parë informon Tetovasot.
Pritet që sot para gjykatësit të procedurës paraprake, e mitura që dyshohet të ketë kryer vrasjen e 16 vjeçarit, të deklarohet edhe një herë para gjykatësit në procesin e rradhës gjyqësor transmeton Tetovasot.

Vrasja e 16 vjeçarit atë kohë u shoqërua edhe me protesta nga nxënësit e shkollës ekonomike para gjykatës në Tetovë

Nxënësit e Shkollës së Mesme Ekonomike ku mësonte 16 vjeçari i vrarë nga Novosella, kishin protestuar para Gjykatës në Tetovë për të kërkuar drejtësi ndërsa kjo ngjarje të zbardhet dhe kryerësi të merr dënimin e merituar .

Vrasja makabre ndodhi natën e 21 dhjetorit të 16 vjeçarit nga fshati Novosellë, komuna e Zhelinës.
E dyshuara për vrasje është sjellë sot nën masa të rrepta të sigurisë./Tetovasot

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_1737

Fushatë me fotomontazhe ndaj gazetarëve Buzhala, Kabashi dhe Hamidi, reagon AGK

IMG_1736

Guxo: Mbështesim qëndrimin e institucioneve të Kosovës, kryetarët e komunave duhet të punojnë nga zyrat!

Ramush-Haradinaj-5

Haradinaj: Kurti paraqet rrezik për vendin, të largohet menjëherë nga Qeveria

policia-maqedonise-598x330

Aksident në rrugën Tetovë-Shkup, lëndohen pesë persona

Kurti-Bruksel

Kurti: SHBA, partner kyç pavarësisht dallimeve në qasje

tome-gashi

Gashi: Njëri nga arrestuarit në Veri është gjeneral serb…

IMG_1732

Kryeministri Kurti sot duhet mbështetur më shumë se asnjëherë!

Aksidenti-600x360

Aksident tragjik në rrugën Kërçovë – Ohër, një i vdekur dhe disa të lënduar

shkelzen-gashi

Gashi tregon kush po e mbështet Kosovën dhe “shpërthen” ashpër ndaj mediave: Qysh s’po ju vjen marre, bre?

INFO

NA NDIQ