Silvinjo drejt kthimit në “shtëpi”? Media braziliane hedh hipotezën e bujshme për ish-trajnerin e Shqipërisë

Picture of ina-online
ina-online

03/07/2024

Përfundimi i aventurës së Shqipërisë në Euro 2024, ka mbyllur edhe aventurën e trajnerit Silvinjo në pankinën e kuqezinjve. Teknikut brazilian i mbaroi kontrata dhe për momentin nuk ka bërë asnjë hap para për rinovimin e saj edhe pse FSHF i ka bërë një propozim atij prej disa muajsh për të drejtuar kuqezinjtë në rrugëtimin drejt Botërorit 2026.

Megjithatë, trajneri heziton pasi ka marrë edhe oferta të tjera gjatë këtyre ditëve, me ekipe portugeze të interesuara për të, e jo vetëm. Falë kualifikimit të Shqipërisë, karriera e Silvinjos është ringjallur dhe për të janë hapur dyer të rëndësishme që dukeshin të mbyllura, pas aventurave aspak të mira me Korinthians dhe Olimpik Lion.

Në këto ditë, në Brazili ka filluar të qarkullojë përsëri emri i tij dhe media e njohur braziliane “Sambafoot”, ka hedhur hipotezën që Silvinjo mund të kthehet përsëri të marrë drejtimin e klubit të Korinthians. Ai është një idhull për tiozerinë vendase pasi ka qenë futbollist i kësaj skuadre, por aventura e tij si trajner atje në vitet 2021-2022, nuk shkoi siç pritej.

Klubi ka shkarkuar dje trajnerin Antonio Oliveira pas rezultateve të dobëta të kohëve të fundit dhe portali i “Sambafoot” shpjegon në shkrimin e tij se Silvinjo mund të jetë një alternativë për t’u marrë në shqyrtim nga drejtuesit e klubit në fjalë, ndonëse nuk ka sinjale konkrete që të ketë kontakt mes palëve deri tani.

TË FUNDIT
6 orë
Manaj pritet në mënyrë fantastike nga fansat e Sivassporit
7 orë
Osimhen për të thyer rekordin? Shitjet më të shtrenjta të Serisë A
7 orë
Real pritet të shesë 4 milionë fanella të francezit në vit
7 orë
Lukaku fshin nga rrjetet sociale fotot me ish-skuadrat e tij… Napoli tani më pranë
7 orë
Araujo operohet në Finlandë, rikthimi te Barcelona pas festave të fundvitit!...

ME TE LEXUARA

7 orë
Osimhen për të thyer rekordin? Shitjet më të shtrenjta të Serisë A
6 orë
Manaj pritet në mënyrë fantastike nga fansat e Sivassporit
1 ditë
"Do largohem kur Reali të lodhet me mua", Ancelotti: Mbappe? Do t'i gjej një vend, do ta fus diku
1 ditë
Keidi Bare mbetet në Spanjë, gati firma me klubin e ri
1 ditë
Hansi Flick: Shumë pasion te Barcelona, duam t’i bëjmë njerëzit të lumtur

LEXO MË SHUMË

manaj

Manaj pritet në mënyrë fantastike nga fansat e Sivassporit

osimeh

Osimhen për të thyer rekordin? Shitjet më të shtrenjta të Serisë A

mbappe mbape

Real pritet të shesë 4 milionë fanella të francezit në vit

lukaku

Lukaku fshin nga rrjetet sociale fotot me ish-skuadrat e tij… Napoli tani më pranë

araujo

Araujo operohet në Finlandë, rikthimi te Barcelona pas festave të fundvitit!…

perez real

Florentino Perez është më i suksesshmi, por jo më i pasuri! Ja presidenti që udhëheq listën e “Forbes”

Hans flik hansi flick

Hansi Flick: Shumë pasion te Barcelona, duam t’i bëjmë njerëzit të lumtur

keidi bare

Keidi Bare mbetet në Spanjë, gati firma me klubin e ri

anceloti

“Do largohem kur Reali të lodhet me mua”, Ancelotti: Mbappe? Do t’i gjej një vend, do ta fus diku

INFO

NA NDIQ