Trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinjo ka theksuar se do të mbajë mend për gjithë jetën ndeshjen e sotme me Kroacinë.
“Jam shumë i kënaqur me barazim me shpirtin e garës dhe sakrificën që dhanë lojtarët në fushë. Kjo ndeshje shërben për gjithë jetën dhe jemi një ekip me moshë të re dhe është hera e dytë që marrim. Ne do të duhet të hyjmë në fushën e lojës dhe të luftojmë në çdo moment me zemër me shpirt dhe të marrim përvojën në këtë turne siç është evropiani. Duhet të luajmë për 90 minuta dhe të japim gjithçka. Kjo është një ndeshje që do të mbajë mend gjithë jetën”, theksoi Sylvinjo.
Lidhur me futjen në lojë të dy lojtarëve sulmues Daku dhe Hoxha, ai shtoi se loja e tyre ka qenë vendimtare. “Mos harroni se Hoxha që është për herë të dytë i grumbulluar në kombëtare. U zgjodh Daku ëhtë një lojtar që lufton për hapësira të ngushtë në zonë, për dallim nga Broja që kërkon më shumë hapësira”, deklaroi trajneri i kombëtares.(INA)