Simbolika e Samitit të Sofjes

0

 Muhamer Pajaziti

Samiti i Sofjes,  përpos simbolikës nuk ka sjellur ndonjë risi në procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit në Bashkimin Evropian.

Shtrëngim duarsh me zor, fotografi dhe imazhe të politikanëve dinosaurë që kanë rrënuar demokracitë në vendet e tyre. Politikanë me të kaluar të vjetër kriminale që kanë zhvatur qytetarët e tyre duke i detyruar ta ëndërrojnë largimin drejtë Evropës.

Asnjë germë nga fjala zgjerim…. Si do të ishte ndryshe kur 15 vite nga Samiti i Selanikut vendet e rajonit të Ballkanit kanë stagnuar dhe zhytur vendet e tyre në varfëri të skajshme.

Borxhe, inflacion, paga të ulta, iklje e resurseve njerëzore, mungesë e perspektivës, një mal konteshtes bilaterale, kriminalitet…, kjo pasqyra e vendeve të rajonit që pretendojnë ti bashkohet familjes evropiane.

Samiti i Sofjes përsëriti refrenin e mërzitshëm, por që dëshmon realitetin e hidhur në terren në këto shtete, reforma në aspektin politik, ekonomik, legjislativ, si dhe respektim të parimit të fqinjësisë së mirë.

Në anën tjetër, një pasqyrë jo e mirë edhe për BE-në, e cila kishte qëllimin vetëm të jepte një mesazh se akoma jemi të pranishëm në rajon, një simbolikë si kundërpërgjigje  ndaj strategjive destruktive të Rusisë.

Deklarata e Samitit me gjëra të përsëritura dhe të përgjithshme dëshmon se BE-ja duhet nis një reformë, e cila do të mbante një lëvizje bicikletën e nisur drejtë progresit që nga vitet e 50-ta.

E vërteta është se Evropa i ka punët keq dhe kriza që ajo kalon, e cila lidhet me ritmin e rritjes së saj, ashtu edhe me orientimet politike, me natyrën e qeverisjes së saj ekonomike si edhe me deficitet sociale dhe demokratike, është me e rënda e historisë së saj.

Profesori i shquar Jean-Yves Letessier me të drejtë thekson se “në këto kushte, nuk është e tepërt të pohohet se në mungesë të përgjigjeve politike të përbashkëta dhe të shpejta për tensionet e rënda që po e tronditin, vihet vërtet në rrezik vazhdimësia e eksperiencës unike të integrimit, mbartëse e të cilës është Evropa”.

Një kohë të gjatë procesi i zgjerimit dhe thellimit llogaritej një nga mjetet më fuqishme të politikës së Bashkimi Evropian. Tërheqja e BE-së ka ndihmuar transformimin e Evropës Qendrore dhe Lindore nga regjimet komuniste në vende me demokraci funksionale.

Ky proces kishte frymëzuar sado pak reforma në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë dhe pranohej ideja, se të gjithë evropianët përfitonin duke pasur fqinj që kanë demokraci më të qëndrueshme dhe ekonomi të begatë. Por siç duket e vërteta qëndron ndryshe.

Qytetarët e këtij rajoni akoma nuk janë të gatshmë të votojnë forca të reja progresive dhe lider të përgjegjshëm që do përmirësonin jetësën dhe mirëqenien e qytetarëve.

Lidershipi aktual në rajon është i kalbur dhe shpie askund, përpos në regres. Gjasat janë që në samitin e ardhshëm në vitin 2020, rajoni të ketë një klasë të re politike, e aftë për ti zbatuar politikat dhe modelet zhvillimore evropiane. (ina-online.net)

 

Komentet

komentet