Simeone: Virus i çuditshëm, Suarez mund të rezultojë negativ nesër

0

Atletico Madrid pret Bayern Munchen nesër në mbrëmje në “Wanda Metropolitana”. Një sfidë që duhet fituar me çdo kusht nga ekipi spanjoll dhe për fat të mirë kundërshtarët kanë siguruar kualifikimin.

Skuadra e Flick do të paraqitet në Madrid me mungesa të shumta, teksa Diego Simeone shpreson të rikuperojë sa më shpejt Luis Suarez, sulmuesin kryesor. “El Pistolero” ndihet mirë fizikisht, por tamponi i fundit e ka nxjerrë sërish pozitiv me Covid-19.

“Dje bisedova me Luis dhe më deklaroi se ka një dëshirë të madhe për t’u kthyer dhe për të ndihmuar skuadrën. Ky virus është i çuditshëm dhe mund të ndodhë që nesër të rezultojë negativ.

Gjithsesi, edhe nëse përgjigja e testit del negative, Suarez nuk do të luajë ndaj Bayernit, por do të jetë gati për takimin e radhës në kampionat“, deklaron trajneri argjentinas i Atletico Madrid.