Simit pogaça mbetet ushqimi më i dashur për shkupjanët

0

Në një publikim të fundit të ëeb faqes në internet “Gastro Obscura”, e cila merret me shijen e ushqimeve nga e tërë bota, ajo është fokusuar në qytetin e Shkupit dhe atë që është karakteristike për të, informon Shtegu.com. Bëhet fjalë për simit pogaçen, e cila është ndër ushqimet më të preferuara në Shkup. Bukëpjekësi e hap një simit, e fut pak petë dhe e shërben si sanduiç. Pa mish, pa djathë, pa salçicë, vetëm bukë, thekesohet n tekst. Ajo edhe e bën të dallohet nga byreku që zakonisht përmban mish, djathë apo perime. Në fund, portali në fjalë i këshillon turistët që të mos largohen nga Shkupi pa e provuar simit pogaçen.