Simone Inzaghi te Interi deri në vitin 2024

Interi ka njoftuar se ia ka vazhduar zyrtarisht kontratën trajnerit Simone Inzaghi deri në qershor të vitit 2024.

Në këtë mënyrë, i ka shtuar edhe një vit në kontratën e mëparshme, e cila ishte valide për dy sezone prej momentin kur zuri vendin e Antonio Contes në verën e kaluar.

Lajmi për rinovimin e trajnerit është konfirmuar përmes rrjeteve sociale.