Simovski: Regjistrimi i popullsisë është bërë në përputhje me të gjitha standardet e OKB-së

Picture of INA
INA

31/10/2024

Ish-drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave (ESSH), Apostol Simovski, thotë se regjistrimi është bërë në përputhje me të gjitha standardet e përcaktuara nga Kombet e Bashkuara dhe Eurostat i pranon.

Ai thekson se nuk sheh mundësi që Gjykata Kushtetuese ta pranojë iniciativën e deputetit Skender Rexhepit dhe konsideron se një iniciativë e tillë është me interes politik.

“Ajo që mund të them me siguri është se regjistrimi është bërë në përputhje me të gjitha standardet e përcaktuara nga Kombet e Bashkuara dhe të pranuara nga Eurostat, të cilat vlejnë për Evropën dhe më gjerë. Në këto standarde, që quhen rekomandime, përcaktohet saktësisht se cili është qëllimi i regjistrimit. Popullsia jorezidente nuk është objektiv i detyrueshëm në regjistrim, sepse ata persona që nuk jetojnë në shtetin që kryen regjistrimin janë pjesë e regjistrimit në vendin ku jetojnë. Përndryshe, do të kishte numërim të dyfishtë dhe gjendja aktuale nuk do të mund të përcaktohet kurrë saktë”, tha Simovski për “Sloboden Peçat”.

Rexhepi e paraqiti iniciativën në Gjykatën Kushtetute tre vjet pasi u krye regjistrimi, sepse siç thotë ai, tani po ndjehen pasojat, sepse tani punësimi dhe shpërndarja e parave nëpër komuna bëhet në bazë të atyre shifrave të regjistrimit, pra vetëm sipas ndaj popullatës rezidente.

Ai konsideron se janë shkelur nenet 8, 9 dhe 51 të Kushtetutës dhe nenet 6, 7 dhe 17 të Ligjit të Regjistrimit.

TË FUNDIT

Toshkovski: Kemi prova të shumta për krime të marra nga aplikacioni SKY

Prezantim i Axhendës reformuese të Qeverisë (2024-2027) në Kuvend

Moti sot me diell dhe me mëngjes të ftohtë

Filloi ndotja e ajrit – më të ndoturit Shkupi, Kërçovë, Strumica..

Këto janë çmimet e biletave për ndeshjen Kosovë – Lituani

Zvicra e pret Serbinë në Zurich me katër shqiptarë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË