Simptomat e sëmundjes së tiroides që nuk duhet t’i injoroni

Picture of INA
INA

14/11/2023

Gjëndra tiroide është përgjegjëse për prodhimin e hormoneve që rregullojnë metabolizmin tuaj, temperaturën e trupit dhe rrahjet e zemrës.

Nëse puna e saj prishet, kjo mund të çojë në pasoja të rënda për organet tuaja: mëlçinë, zorrët, veshkat, sistemin riprodhues, zemrën dhe madje edhe trurin.

Më poshtë, do të gjeni disa nga simptomat që nuk duhet t’i anashkaloni, nëse doni të shmangni problemet serioze të shëndetit.

Lodhja dhe nervozizmi

Sëmundja e tiroides mund të ndikojë në nivelet e energjisë dhe humorin tuaj. Hipotiroidizmi shkakton ndjenjën e lodhjes dhe humbjen e forcës, shoqëruar me probleme të shpeshta të gjumit dhe nervozizëm.

Ndryshimet në rrahjet e zemrës

Hormonet tiroide prekin pothuajse çdo organ në trup dhe mund të ndryshojnë rrahjet e zemrës. Njerëzit me çrregullim të gjëndrës tiroide të manifestuar rishtazi mund të vërejnë se frekuenca e rrahjeve të zemrës së tyre mund të jetë ulur ose rritur.

Humbje ose shtim të peshës, në mënyrë dramatike

Një ndryshim drastik i peshës është një nga simptomat më të zakonshme të sëmundjes tiroide. Një rritje ose ulje e peshës që ndodh në një periudhë të shkurtër kohe mund të nënkuptojë një nivel shumë të ulët ose shumë të lartë të hormoneve tiroide.

Lëkura e thatë dhe thonjtë e brishtë

Lëkura e thatë që kruhet mund të jetë shenjë e problemeve me gjëndrën tiroide. Në mënyrë të ngjashme, duhet të ndiheni të alarmuar nëse thonjtë tuaj bëhen të brishtë me vija vertikale të dukshme që shfaqen përgjatë sipërfaqes.

Problemet e rregullimit të temperaturës së trupit

Sëmundja e tiroides mund të dëmtojë aftësinë e trupit tuaj për të rregulluar temperaturën e tij. Ju mund të përjetoni të dridhura ose, anasjelltas, të shfaqni djersitje të tepruar dhe të ndjeni nxehtësi.

Ënjtje të qafës

Ënjtja ose zmadhimi i zonës së qafës është një shenjë e dukshme e problemeve me gjëndrën tiroide. Sigurohuni t’i kushtoni vëmendje simptomave të tilla.

Dhimbje muskulore dhe kriza

Manifestimet e hipotiroidizmit mund të përfshijnë dhimbje në pjesë të ndryshme të trupit. Në shumicën e rasteve, këto simptoma shoqërohen me ënjtje të muskujve ose me një tumor që shtyp nervat.

TË FUNDIT
4 ditë
Rreziqet shëndetësore që vijnë nga mizat që prekin ushqimin
5 ditë
VIDEO/Ziberi: Shkalla e vdekshmërisë nga kanceri në Ballkan, shumë më e lartë se sa në BE
6 ditë
Ja kush e shpiku koronavirusin në laborator, kardiokirurgu shqiptar zbulon
6 ditë
Përfitimet e jashtëzakonshme që merrni nga konsumi i shalqirit
6 ditë
Spitali i Qytetit i stërmbushur nga pacientë të ardhur nga Qendra Klinike

ME TE LEXUARA

No data was found

LEXO MË SHUMË

miza ushqim

Rreziqet shëndetësore që vijnë nga mizat që prekin ushqimin

Bashkim Ziberi

VIDEO/Ziberi: Shkalla e vdekshmërisë nga kanceri në Ballkan, shumë më e lartë se sa në BE

edvin prifti

Ja kush e shpiku koronavirusin në laborator, kardiokirurgu shqiptar zbulon

shalqi bostan

Përfitimet e jashtëzakonshme që merrni nga konsumi i shalqirit

Spitali_Qytetit Shkup

Spitali i Qytetit i stërmbushur nga pacientë të ardhur nga Qendra Klinike

foshnje bebe

14 vajza nën moshën 15 vjeçare u bënë nëna vitin e kaluar në Maqedoni

Klinika-Shkup

Ministria e Shëndetësisë: Është marrë vendim që të bëhet zëvendësimi i pajisjeve të kompresorëve të stacioneve qendrore në Klinika

operim operacion shendetesi

Anulohen rreth 2 mijë ndërhyrje kirurgjike, mjekët akuzojnë autoritetet për neglizhencë

Klinika-Shkup

Nuk dihet se kur do të rregullohet problemi me ajrin në “Nënë Tereza” – Pacientët mbesin në pritje

INFO

NA NDIQ