Sinani: “Rinia shqiptare ikë nga Ali Ahmeti”

0

Profesori universitar, Arsim Sinani, i njohur për komentet e tij për ngjarjet politike, sot vjen me një koment lidhur me politikën e Ali Ahmetit, njofon shprehja.

Sipas tij, politikat ‘reformatore’ dhe të ‘suksesshme’ të tij, e nxitën rininë të braktisën vendin.

Në vijim qëndrimi i Arsim Sinanit:

“Rinia shqiptare ik nga Maqedonia për shkak të sukseseve të mëdha të politikës dhe reformave. Rinia shqiptare ik nga reformistët e shpifur që hajdutin na e prezatojnë hero, ndërsa heroin e fusin në burg. Rinia shqiptare ik nga Ali Ahmeti dhe njerëzit e korruptuar rreth tij që na e humbën ardhmërinë. Rinia shqiptare ik sot që ti shpëtoj mjerimit. Rinia shqiptare do reforma jo rrena. Rinia shqiptare do vende pune. Rinia shqiptare do prosperitet prandaj sot ik prej jush, nesër do ua kthejë këtë mbajeni mend reformistë të korruptuar.”