Sinani i del në mbështetje Gashit: Ai është kryeparlamentar, duhet të mësohen

Picture of ina-online
ina-online

22/08/2024

Opinionisti dhe profesori universitar, Arsim Sinani ka dal në mbrojtje të kryeparlamentarit të RMV-së, Afrim Gashi pas akuzave ndaj këtij të fundit, për shkak të pjesëmarrjes në një eskortë dasme familjare për në Kosovë.

“Dëgjoj se po e sulmojnë pareshtur Afrim Gashi-n kryeparlamentarin e Kuvendit të Maqedonisë veriore. Një sulm brutal nga të gjitha anët, frontalisht, para dhe pas shpine si në mesjetë. Tu rikujtoj se jo vetëm veturën që do ta përdor, por edhe helikopterët, anijet, dhe të gjitha gjërat që me protokolle i takojnë, si një nga tre figurat kyçe, në Maqedoni Veriore. Lipset të gjithë të mësohen se kryetar i Parlamentit është Afrim Gashi, na pëlqen apo nuk na pëlqen, siç kanë qenë:
Andovi, Klimovski, Mitrevski, Xhaferi, Velanoski, Petkovski, Starova, Mladenovski, Lahtova, Stankovski, Talevski, Minçev, Haxhivasilev-Jasmin, Smilevski-Bato, Arsov, Kolishevski, Stojavov-Mire, Nestorov, Spirov, Çento.. Për ata që pas kuintave i fërkojnë duart i kujtoj se do dështojnë”, ka nënvizuar Sinani.

Nga Kabineti i kryeparlamentarit thonë se udhëtimi i djeshëm i kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi në Kosovë, ka qenë në përputhje me të gjitha procedurat e parapara sipas ligjit. Po ashtu u theksua se për udhëtimin në kohë është njoftuar edhe MPB-ja dhe MPJ-ja.

“Më 17 gusht 2024, Kryetari i Kuvendit, së bashku me familjen e tij, ka udhëtuar për në shtetin fqinj, në Kosovë. Kjo vizitë ka qenë tërësisht transparente dhe i ka respektuar të gjitha procedurat e nevojshme të sigurisë. Para nisjes janë njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme dhe ajo e Jashtme dhe është dorëzuar gjithë dokumentacioni i nevojshëm sipas protokollit për çdo zyrtar që largohet nga vendi.
Autoritetet kompetente mund ta konfirmojnë këtë informacion, se të gjitha procedurat janë në përputhje me përgjegjësitë dhe detyrimet e Kryetarit të Kuvendit”, theksuan nga kabineti i tij.(INA)

TË FUNDIT
26 minuta
BDI: Paaftësia e Vlen-it dhe të qenurit sherbëtorë të VMRO-së, po shkatërron të arriturat kombëtare
30 minuta
Durmishi porosi BDI-së: Koha juaj ka marrë fund, me mashtrime dhe gënjeshtra se mbuloni turpin dhe korrupsionin
2 orë
Mexhiti: Tabela pa shqipen është tërhequr, ishte porositur në kohën e BDI-së në pushtet
3 orë
Për vete tendera milionëshe, për aktivstët rroga mizerie për ti mbajtur në varfëri dhe varësi
3 orë
Deputetja Saranda Imeri Stafai: VLEN mbulon turpin e BDI-së

ME TE LEXUARA

1 ditë
Ky është parashikimi i motit për sot
20 orë
Rritet kërkesa për vaksinimin e fëmijëve kundër difterisë , pasi pa të nuk pranohen në kopshte
1 ditë
Bujare Abazi nga VLEN: Ja si përfitonte tenderë kompania e lidhur familjarisht me deputetin Elmi Aziri
3 orë
Deputetja Saranda Imeri Stafai: VLEN mbulon turpin e BDI-së
1 ditë
“Branitellat”, Gashi s’do ta thirr seancën e Komisionit
1 ditë
Taravari: Partia i kthehet anëtarësisë së saj

LEXO MË SHUMË

Ali-Ahmeti-artan-grubi

BDI: Paaftësia e Vlen-it dhe të qenurit sherbëtorë të VMRO-së, po shkatërron të arriturat kombëtare

besar durmishi

Durmishi porosi BDI-së: Koha juaj ka marrë fund, me mashtrime dhe gënjeshtra se mbuloni turpin dhe korrupsionin

IMG_7609

Mexhiti: Tabela pa shqipen është tërhequr, ishte porositur në kohën e BDI-së në pushtet

Arben Fetai

Për vete tendera milionëshe, për aktivstët rroga mizerie për ti mbajtur në varfëri dhe varësi

saranda imeri

Deputetja Saranda Imeri Stafai: VLEN mbulon turpin e BDI-së

IMG_7601

Tabela vetëm në maqedonisht ma shumë se 4 vite janë në vendkalimin Bellanoc-Stançiq

aeroplani-kinez

Publikohet video: Çfarë kishte ndodhur mbi qiellin e Maqedonisë dhe si është shmangur një tragjedi, duke parandaluar përplasjen e dy aeroplanëve

qeveria e maqedonise

Përfundon thirrja publike e Qeverisë për investime kapitale nëpër Komuna, gjithsej janë dorëzuar 357 projekte

IMG_7587

Hiqen tabelat në Bllacë, vendosen edhe në gjuhën shqipe (VIDEO)

INFO

NA NDIQ