Sinani: Maqedonisë i duhet Kushtetutë e re

0

Profesori universitar dhe analisti politik, Arsim Sinani duke komentuar debatin për ndryshimet kushtetuese ka thënë se Maqedonisë tashmë i duhet një Kushtetutë e re. “Ndaj mendimin se zhvillimet rreth emrit dhe ndryshimeve kushtetuese synojnë desërbizimin e Maqedonisë, që pas këtij procesi të formatohet vendi si një vend normal. Por nëse shikohet nga ky këndvështrim kushtetuta e Maqedonisë është kontinuitet i Jugosllavisë së fundit, poashtu edhe kushtetuta e pavarësisë e ka këtë kontekst. Duke u nisur nga këto premisa mendoj se Maqedonisë i duhet një kushtetutë e re”, thotë Sinani. Sipas tij, Kushtetuta e re do e shkarkonte nga e kaluara dhe do u jepej hapësira të gjithëve, kuptohet edhe shqiptarëve si themeltar. Ndryshe do kemi reciklim, kriza, fragjilitet, dhe furtunat mbeten te dera. (INA)