Sinani nga krahu i Selës vjen zv.drejtor në DAP, largohet Bexheti i rreshtuar me Taravarin (FOTO)

Picture of Ina Online
Ina Online

19/02/2024

Mevludin Sinani prej sot ka nisur detyrën e zëvendësdrejtorit në Drejtorinë e të Ardhurave Publike, si një kuadër i propozuar nga krahu i ASH-së i Ziadin Selës, ndërsa pak ditë më parë është shkarkuar nga ky post, Tahir Bexheti, i cili u radhit në përkrahje të krahut të ASH-së së Arben Taravarit.

Sinani është propozim që vjen nga komuna e Likovës dhe se ai ka bërë një postim në rrjetet sociale,

“Prej sot po filloj një përgjegjësi të re, si zëvendës drejtor në Drejtorinë e të Ardhurave Publike.
Jam i nderuar me besimin e dhënë nga drejtuesit e Aleancës për Shqiptarët dhe njëkohësisht ndjej përgjegjësi që këtë detyrë ta kryej faqebardh, me nder dhe dinjitet. Do të përkushtohem që mos të ju zhgënjej as juve dhe as qytetarët. Do të jem në shërbim të vendit, qytetarëve dhe institucioneve, në frymën që kemi ndjekur deri më tani, pastër dhe me krenari”, ka shkruar Sinani.

Ndërsa, zëvendësdrejtori i larguar Tahir Bexheti është nga Piroku i Tetovës. Ai me rastin e largimit nga kjo detyrë ka përcjellë një porosi përmes rrjeteve sociale.

“Ndjehem krenar për këtë periudhë që kam udhëhequr një ndër institucionet më kyçe në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
E ushtrova detyrën time, me profesionalizëm dhe me dinjitet, shpresoj që edhe pasardhësi im i emëruar nga Kryeministri teknik të kryej këtë veprimtari po aq me profesionalizëm si që ja dola unë bashkë me bashkëpunëtorët e mi.
I falemenderoj të gjithë ata që më dhanë mbështetje dhe forcë që un sot të jem krenar dhe faqebardhë për punën e bërë me nderë dhe përkushtim, duke mos shkelur asnje kod etik, moral dhe profesional. Na prift e mbara!”, ka shkruar Bexheti. (INA)

TË FUNDIT

Taravari: Kjo periudhë e emocioneve kalon për 6-7 ditë, ia kemi lënë edhe një mundësi VLEN-it

Gjermania dëboi rreth 1.400 persona në RMV gjatë vitit 2024, mbi 2.000 u larguan vullnetarisht

“Dyshohet se e ka dëmtuar buxhetin e shtetit për mbi 12 milionë denarë”, Policia Financiare me kallëzim penal për evazion fiskal ndaj një personi

Ibrahimi ‘godet’ Taravarin, akuza për me BDI-në

8 muaj larg vajzës/ Fero rrëfen dhimbjen në ditëlindjen e Ninës: Po luftoj për ty

Kjo është pasuria e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj- Katër shtëpi, tokë, truall dhe vilë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË