Shkruan: Arsim Sinani
Përtej inateve, shqiptarët në Maqedoni veriore po lëvizim nga vdekja klinike.
Lufta politike sot filloi furishëm mes dy blloqeve. Ajo që lipset ta kuptojnë partitë politike shqiptare është se politika është art, i së mundshmes.
Nga sot ka filluar beteja për ndryshimin, apo vazhdimësinë e përgjumjes së kauzës shqiptare. Kjo betejë do jetë e pakompromis, pasi ndryshimi na duhet, por na duhet edhe një marrëveshje xhentlimenësh, se kauza shqiptare s’do të zvetnohet për interesa personale.
Sidoqoftë shqiptarët do jenë faktori kryesor, nëse dijmë do të fitojmë. Nëse joshemi do e vonojnë procesin. Sidoqoftë shqiptarët do ta qeverisin shumë shpejtë Maqedoninë veriore, por jo me këtë brez pasi ai vendin e ka në Muze.