Sinani: Njihuni me skenarin e filmit “Pacienti”

Iliria News Agency
Iliria News Agency

1 Shkurt, 2023

shkruan Arsim Sinani

Jetojmë në një kohë, kur të keqes i thonë, e mirë. Jetojmë në një kohë, kur dështimit i thonë sukses. Jetojmë në një kohë, kur të zezës i thonë e bardhë. Jetojmë në një kohë, ku ujku thonë është qingj.

Jetojmë në një kohë, kur të ligut i thonë je lis. Jetojmë në një kohë kur rinia ik dhe neve na thonë se jetojmë mirë. Jetojmë në një kohë kur ndryshe i flet popullit, ndryshe vepron.

Jetojmë në një kohë kur errësira na prezantohet dritë. Jetojmë në një kohë kur askush nuk skuqet nga dështimi. Jetojmë në një kohë, kur opozitari brenda minutit bëhet pushtetar.

Jetojmë në një kohë, kur populli vuan, e politikani jeton si dai. Jetojmë në një kohë ku pacienti bëhet doktor, ndërsa doktori bëhet pacient.

Jetojmë në një kohë kur bashkë partitë garojnë, njëra ndahet e hyn në Qeveri dhe tjetra vrapon me neveri ti bashkangjitet. Jetojmë në një kohë krize, inflacionesh e pandemish ku qeverisin anemikët dështakët e të pangopshmit.

Jetojmë në një kohë të pakohë miqtë e mi, por një gjë e di se ndëshkimit nga sovrani, askush si shpëton !

*postim në facebook

https://www.facebook.com/photo/?fbid=737729514586047&set=a.607714544254212

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

daniel server

Serwer: Për situatën në veri, SHBA po mbështet 100% Serbinë

sulmi gazetaret

Kush janë sulmuesit e gazetarëve në veriun e Kosovës? (FOTO)

benzema

Benzema, ofertë nga Arabia Saudite, do të fitojë sa Ronaldo

IMG_1707

Mexhiti: Fraksionit të BDI-së po i bashkangjiten profesionistët e anashkaluar nga partia

Kurti Blinken

Kurti për The Guardian: Deklarata e Blinkenit ishte e padrejtë, e gabuar dhe shumë naive

pdk memli

PDK: Kryeministri Kurti po rrezikon raportet e Kosovës me SHBA-të, të ndryshojë urgjentisht qasjen

ahmeti

Shpend Ahmeti: Asnjë helikopter s’e ka shteti i Kosovës në rast të ndonjë krize

hovenier

Del transkripti i plotë: Hovenier foli për sanksionet e ShBA-së, tregoi se kush e mori vendimin për përjashtimin e Kosovës nga “Defender Europe 23”

spahiu

Spahiu: Kosova nuk duhet tërhiqet, është betejë për flamurin

INFO

NA NDIQ