Profesori universitar dhe opinionisti Arsim Sinani në një intervistë për Euronews me Thimi Samarxhi ka komentuar zhvillimet në Kosovë një vit nga sulmi në Banjskë nga grupi terrorist serb i Radojçiqit me logjistikën e pushtetit në Beograd.
Sinani ka theksuar se bashkësia ndërkombëtare po ledhaton Serbinë dhe po heshtë për terroristët serb me në krye Radojçiqin, dersia çuditërisht sanksionon Kosovën dhe Qeverinë e saj.