Sindikata e ndërtimtarisë në RMV: Do ta kontestojmë vendimin – java e punës nuk duhet të jetë mbi 40 orë

INA
INA

21/05/2023

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë do ta kontestojë vendimin ligjor me të cilin java e punës do të jetë mbi 40 orë, siguron Kryetari i Sindikatës për Ndërtimtari, Ivan Peshevski.

Ai në intervistën e së dielës për Radion Evropa e Lirë, thotë se për ndërtimin e autostradave, nuk ka nevojë të importohen punëtorë nga jashtë për shkak se në vendin tonë ka mjaft të tillë.

“Të jetë tragjedia edhe më e madhe, për ligjin e ri për marrëdhënie pune negociojmë tashmë më shumë se pesë vite dhe asnjëherë, as edhe në Këshillin Ekonomiko-Social, as në grupet e punës nuk ishte përnendur se mund të ketë kësi ndryshime. Kjo ndodhi pasi pamë marrëveshjen e nënshkruar Qeveri – Behtel dhe Enka. Si Lidhje e Sindikatave dhe Sindikata e Ndërtimtarisë, do të jemi të detyruar t`i kontestojmë këto nene para Gjykatës Kushtetuese, ku besojmë se kjo gjykatë do t`I miratojë dispozitat e njëjta. Është e pamundshme që në një sektor me të gjitha vendet e punës që paraqesin shkallë të lartë rrezikshmërie dhe njerëzit janë të eksposuar ndaj ndikimeve të jashtme 24/7 gjatë javës, të punojnë aq orë për paga shtesë. Këto mjete nuk mund t`i shohim paraprakisht për shkak se bëhet fjalë për punëtorë të imprtuar. Do të thotë financojmë projekte me mjete vendore, kurse këto mjete nga teprica e orëve, pagat, do të paguhen nga kompania, kurse nuk do të ketë asnjë pjesë nga “kulaçi” për kompanitë vendore dhe punëtorët e vendit”, thotë Ivan Peshevski nga Sindikata e ndërtimtarisë.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

bujar osmani

Osmani: Ta ”pushtojmë” kalanë e fundit të monopolit etnik!

taravari vlen lideret

VLEN shpalos programin për zgjedhje: Zhdukje e bixhozit, decentralizim fiskal, aksionet në dorë të qytetarëve

policia serbe vrasje serbi

Policia serbe arreston një kosovar me pretendimet se ka kryer krime lufte

moti-me-shi-sdsdss-800x445

Dallimet e temperaturave janë shokuese për njerëzit, këtë verë në RMV mund të ketë stuhi me bubullima

open-balkan

Nisma e Osmanit për dalje nga Ballkani i Hapur, reale apo për fushatë elektorale

policia-haracine

Shtetasi i Maqedonisë së Veriut dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e një gruaje

gordana siljanovska davkova

Siljanovska: Mos i mbyllni sytë para krimit

stevo pendarovski

Pendarovski: Integrimi evropian i bllokuar nga VMRO DPMNE-ja

alkaloid-780x470-1

Alkaloid sërish shpallet kompania më e dëshirueshme për të punuar

INFO

NA NDIQ