Sindikata e policisë me kërkesë për paga më të larta në MPB

Picture of designer@fetishimedia.ch

15/02/2022

Harxhimet për jetë gjatë muajit janar janë rritur për 6.7 për qind, derisa indeksi i çmimeve shënon rritje prej 7.3 për qind, kështu njoftoi dhe Enti Shtetëror i Statistikave.

“Gjithçka për mrekulli po rritet në shtet, çmimet janë ngritur tejmase, vetëm paga e policisë së ministrit Spasofski ka stagnuar dhe qëndron në vend. Po, që 6 vite është ministër i Punëve të Brendshme dhe pagat e policisë nuk janë rritur as edhe për një denarë. Ministër Spasovski, pse i harrove zyrtarët policorë? Na lejoni ë t’ju përkujtojmë se tanimë disa vite e krijuat dhe promovonit shprehjen “Policia e kënaqshme, qytetarë të sigurt”. Nga këtu do t’ju pyesim si njeriu i parë në Ministrinë për Punë të Brendshme, nëse akoma mendoni se keni polic të kënaqshëm”, thuhet në reagimin e Sindikatës së Policisë.

Nga Sindikata e policisë përkujtojnë Spasovskin për paralajmërimet për rritje të pagës për 5 qind, që do të filloj të realizohet në dhjetor të këtij viti, dhe se policia 5 për qind paga më të larta do të merr në janar të vitit 2023. Nga Sindikata në fjalë madje kërkojnë nga ministri që në vend të fasadave dhe ngrohjeve qendrorë e ujit të ngrohtë për çka po harxhohen shuma marramendëse, të filloj të kujdeset për policinë, të filloj ta respektoj dhe vlerësoj.

Nga Sindikata e Policisë madje dolën me propozim se si të përmirësohet gjendja e zyrtarëve policorë. Mes tjerash sindikata propozon që pikët vlerësuese të pagave nga 29 denarë të rriten në 62 denarë.

TË FUNDIT

Adnan Azizi prezent në tubimin e VV në Kaçanik

Mexhiti: ‘Kodra Free Riders’, të rinjtë që po sjellin frymë të re në Kodrën e Diellit

Vazhdojnë të mbushen spitalet nga gripi sezonal

Protestë para Top Channel në mbrojtje të Gjestit

Kurti flet për ‘analistat’. Ja si i quan!

Edhe Greqia kërkon punëtorë, ja në cilët sektorë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË