Sindikata e Policisë së Kosovës pranohet në Këshillin Evropian të Sindikatave

Picture of INA
INA

18/05/2023

Sindikata e Policisë së Kosovës është pranuar në Këshillin Evropian të Sindikatave Policore (CESP) si anëtare me të drejta të barabarta.

Lajmin e ka bërë të ditur Sindikata përmes një postimi në Facebook, ku thuhet se të gjithë përfaqësuesit e shteteve anëtare të Evropës si dhe shtetet që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës si Spanja, Greqia dhe Qipro kanë votuar unanimisht.

Votimi është bërë në Kongresin e Komisionit Ekzekutiv të CESP të mbajtur më 16 dhe 17 maj në Romë të Italisë.

“Me datë 16.05.2023 dhe 17.05.2023, në Romë të Italisë është mbajtur kongresi i komisionit ekzekutivë të Këshillit Evropian të Sindikatave Policore (CESP). Në këtë kongres ka marr pjesë kryesia e Sindikatës së Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.

“Njëra nga pikat e punimeve të këtij kongresi ishte votimi për pranimin e Sindikatës së Policisë së Kosovës në Këshillin Evropian të Sindikatave Policore (CESP). Të gjithë përfaqësuesit e shteteve anëtare të Evropës si dhe shtetet që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës si Spanja, Greqia dhe Qipro votuan unanimisht për pranimin e Sindikatës së Policisë së Kosovës si anëtare me të drejta të barabarta në CESP”.

Tutje, thuhet se pranimi i Sindikatës së Policisë së Kosovës në familjen e sindikatave evropiane është arritje e madhe për Policinë e Kosovës për garantimin e të drejtave social-ekonomike dhe ligjore.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid0HBV9WZGweW8rZ1yCoWmfTUjzXf93sxka731pRuoaFcyGeX2gZYUPozZk1AZyvHKfl&id=100081685650568

TË FUNDIT

Rama me krimin harxhoi 70 milionë euro për vota, fali 200 milionë euro gjoba, reagoi Berisha nga protesta në Tiranë

Albrim Hoxha: Jam “ushtar” i Aleancës dhe VLEN-it, gjithmonë kundër BDI-së!

Reuters: Shqipëria e vogël dhe aspiruese pret samitin gjigant europian

Mexhiti: Jemi në bisedime me deputetët e Frontit

Vendimi për shqipen mund të shtyhet

Shqipëria po tkurret, INSTAT: Po vazhdon rënia e popullsisë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË