Sindikata e Pavarur e Ushtarëve Profesionistë pretendon se Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë është një institucion i korruptuar, duke akuzuar se po vepron kundër ligjeve të shtetit.
Kryetari i sindikatës, Aleksandar Naskovski, theksoi se kjo ndodh për shkak të “falsifikimit të katërt brenda një viti kundër sindikatës, nga një grup kriminal që ka krijuar kaos në këtë ministri dhe në Ministrinë e Mbrojtjes.” Ushtarët kërkojnë nga kryeministri Hristijan Mickoski të mbajë përgjegjës ministrin Fatmir Limani. Nga ana tjetër, ata informuan se ministri i Mbrojtjes, Vlado Misajllovski, ka premtuar se do të diskutojë për kërkesat e tyre.
“Për shkak të falsifikimit të katërt brenda një viti kundër sindikatës nga një grup kriminal, i cili ka krijuar kaos në ministrinë dhe Ministrinë e Mbrojtjes. Sërish, si në nëntor 2023, kanë ndërruar personin e autorizuar të sindikatës, por tani, një vit më vonë, e kanë kryer përsëri të njëjtën vepër kriminale. Pavarësisht të gjitha apelimeve se po ndodh një shkatërrim sistematik dhe i paligjshëm i sindikatës, asnjë institucion nuk ka reaguar deri tani, as Ministria e Punëve të Brendshme dhe as Prokuroria”, tha Vlado Naskovski – Sindikata e Pavarur e Ushtarëve Profesionistë.