Sindikata kundër Azir Aliut: Partneriteti i dyshimtë dëmton të punësuarit

Picture of INA
INA

24/06/2025

Sindikata kundër vendimit të ministrit Azir Aliu duke theksuar se “uk ka transparencë, dyshohet se ka partneritet publiko-privat në dëm të punonjësve Sindikata e Pavarur e të Punësuarve në Klinikën Universitare dhe në institucione të tjera publike shëndetësore është kundër vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për zhvendosjen e 300 punonjësve shëndetësorë, të cilët do të duhej të parkojnë në garazhet e hotelit “Limak”.

Sindikata dyshon se pas këtij marrëveshjeje të ministrisë për përdorimin e parkingut të “Limak-ut” fshihet një formë e re e partneritetit publiko-privat, ndërsa si problem shtesë në reagimin e saj ngre pyetjen se si do të vazhdohet me pagesën e parkingut për të punësuarit, kur “Limak” nuk ka leje nga Komuna e Qytetit të Shkupit për të kërkuar pagesë për parkingun e tij.

“Marrja e një vendimi të tillë pa paralajmërim paraprak, pa konsultim me Sindikatën e Klinikës Qendrore dhe pa takime me drejtorët e klinikave, ngre dyshime serioze për transparencën dhe qëllimin e këtij procesi. Për më tepër, nga informacionet e disponueshme mësojmë se ‘Limak’ nuk ka leje nga Këshilli i Qytetit të Shkupit për të kërkuar pagesë për përdorimin e parkingut nëntokësor, dhe ligjërisht nuk ka të drejtë të kërkojë pagesë për të.” – thuhet në reagim. Kjo vë në pikëpyetje
legjitimitetin dhe bazën juridike të zgjidhjes së propozuar.

Si zgjidhje për problemin e madh të parkimit në Qendrën Klinike, ministri i Shëndetësisë, z. Aliu, i cili së fundmi ka marrë këtë funksion, njoftoi dje në një konferencë për media se planifikohet që, në mënyrë vullnetare, 300 të punësuar të parkojnë automjetet e tyre jo në Qendrën Klinike, por në garazhet nëntokësore të “Limak-ut”.
Sindikata e Pavarur në reagimin e saj thekson se shërbimet e përbashkëta të Qendrës Klinike duhet të gjejnë një model për zgjidhjen e kaosit të trafikut dhe parkimit në kompleksin “Nëna Terezë”, por këto shërbime ende nuk i kanë marrë kompensimet për vitin 2023 dhe pagat po u vonohen. Ministri Aliu njoftoi se do të zhvillojë një takim me shërbimet e
përbashkëta të Qendrës Klinike.

TË FUNDIT

Pse Struga me ofertë dhe çmime më të lira se Ohri?

VLEN : Qeveria jonë për një ditë realizoi më shumë për shqiptarët sesa BDI gjatë një mandati të tërë

Netanyahu thotë se operacionet ushtarake ndaj Sirisë mund të zgjerohen

BE kërcënon Gjeorgjinë me sanksione pas valës së arrestimeve

Trump i kërkon prokurorit të përgjithshëm të publikojë prova ‘të besueshme’ në rastin Epstein

MPB shpall konkurs për pranimin e 150 policëve të rinj në Shkup

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË