Sindikatat afat Qeverisë: Deri në mars ta rrisë pagën minimale në 18 mijë denarë

Picture of designer@fetishimedia.ch

25/01/2022

Më së voni deri në mars duhet të rritet paga minimale në 18 mijë denarë, në të kundërtën punëtorët do të hidhen në grevë, shkruan Alsat.

Sindikatat thonë se nga muaji i ardhshëm më shumë se njëqind mijë qytetarë që marrin pagën minimale aktuale prej 15.500 denarë nuk do të mund t’i paguajnë faturat e energjisë elektrike dhe ushqimit. Të premten do të përcaktojnë se çfarë do të ndërmerret nëse në mbledhjen e 31 janarit Qeveria nuk jep dritë jeshile për rritjen e pagës minimale.

“Jemi me nxitim sepse e dimë që në shkurt do të ketë fatura më të larta për rrymë, ngrohje, derivatet e naftës janë rritur, gjithashtu me 31 janar skadon vendimi për ngrirjen e çmimeve dhe ne si LSM nuk mund të presim, por të dielën do të fillojë me caktimin e datave dhe përgatitjeve për grevë dhe protesta të mundshme. Sipas Ligjit të Punës, ne do të vendosim se si është më mirë që punëtorët të shprehin pakënaqësinë tonë, nëse do të jetë me bllokada të udhëkryqeve, fabrikave apo kompanive”, deklaroi Darko Dimovski- kryetar i LSM-së.

LSM apelon deputetët të veprojnë sipas nismës së dorëzuar në Kuvend për rritjen e pagës minimale. Në vend të ligjeve të tjera, prioritet duhet të jenë qytetarët. Ministrja e re e Punës dhe Politikës Sociale, Trençevska thotë se rritja e pagës minimale në 18 mijë denarë është premtim i Qeverisë, por nuk ka dhënë afat kur mund të realizohet./Alsat

TË FUNDIT

Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për Kreshnik Bekteshi dhe dy ish-zyrtarë tjerë të Ministrisë së Ekonomisë

Xheneta i publikoi përgjimet telefonike pa autorizim, Driloni ndërmerr hapa ligjorë

Gola, emocione dhe spektakël: Kosova fiton duelin e parë ndaj Islandës në play-off të Ligës së Kombeve

Sylvinho para duelit me Anglinë: Do të jetë një ndeshje e vështirë, por…

Kroacia befason Francën, Spanja i shpëton humbjes ndaj Holandës

60-vjeçari nga Kumanova ka humbur jetën nga shpërthimi i një bombole gazi

ME TE LEXUARA

1

Sylvinho para duelit me Anglinë: Do të jetë një ndeshje e vështirë, por...
1
Kroacia befason Francën, Spanja i shpëton humbjes ndaj Holandës

LEXO MË SHUMË