Sindikatat e pesë universiteteve demantojnë kryeministrin Xhaferi

ina-online
ina-online

06/03/2024

Sindikatat e pesë universiteteve të cilat tashmë e disa ditë janë të zëshëm ndaj kërkesës së tyre – të nënshkruhen marrëveshjet kolektive me çka do të ketë rritje të pagave të të punësuarve, kanë dërguar një përgënjeshtrim ndaj kryeministrit teknik, Talat Xhaferi.

DEMANT ndaj deklaratës së kryeministrit teknik Talat Xhaferi

Në emër të së vërtetës, ua dërgojmë këtë demant ndaj pretendimeve në konferencën e sotme për shtyp të kryeministrit teknik Talat Xhaferit lidhur me mosnënshkrimin e marrëveshjeve kolektive të pesë universiteteve publike.

Në të vërtetë, sindikatat e pesë universiteteve publike: “Shën Kliment Ohridski” në Manastir, Universitetit “Goce Dellçev” në Shtip, Universitetit të Tetovës, Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Universitetit për Shkenca Informative dhe Teknologjike “Shën Apotol Pavle” në Ohër, me përgjegjësi konfirmojnë se dokumentacini i kompletuar për nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive me përpikëri dhe ashtu siç duhet nga ana e të gjitha universiteteve veç e veç është dorëzuar gjatë periudhës prej muajit maj 2023 gjer në dhjetor 2023 gjer te Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, themeluesit të universiteteve.

Lidhur me kronologjinë, respektivisht zhvillimin e ngjarjeve rreth (mos)nënshkrimit të marrëveshjeve olektive, ua sjellim në kujtesë se në fillim të dhjetorit kemi dërguar një letër gjer te kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në shenjë të rikujtimit të nënshkrimit të marrëveshjeve kolektive. Pra, ia kemi tërhequr vëmendjen se po skadon afati për nënshkrimin e Marrëveshjes Kolektive. Gjatë muajit shkurt të këtij viti u vu në zbatim realizimi i Marrëveshjes Kolektive me Universitetin “Shën Kirili dhe Metodij” në Shkup dhe u bë pagesa e pagave sipas Marrëveshjes së re Kolektive. Menjëherë pas kësaj, të gjitha pesë sindikatat e universiteteve publike dërguam kërkesë për t’u pranuar urgjentisht te kryetari i Kuvendit. Më 15 shkurt 2024 u pranuam nga kryetari i Kuvendit në një takim, ku u tregua fakti se e kemi parashtruar dokumentacionin me kohë dhe se sikur të ekzistonte ndonjë problem me dokumentacionin, do të duhej të informohej secila organizatë sindikale. Në ndërkohë, u kërkua një takim me kryeministrin teknik të RMV, që na u premtua se do të realizohet më 2 mars 2024, por ky takim nuk u realizua. Pastaj më 4 mars 2024 u organizua protesta e qetë dhe dinjtoze.

“Ne nuk merremi me politikë!”

Edhe njëherë duam ta theksojmë përmasën qytetare të aktivizmit sindikalist të sindikatave të të punësuarëve në pesë universitetet publike dhe distancimin nga çfarëdo qoftë ndikimi politik, në veçanti kur kihet parasysh periudha parazgjedhore në të cilën zhvillohet edhe kjo përpjekje sindikaliste, jo me fajin dhe përzgjedhjen e sindikatave, por për shkak të mungesës së dëshirës dhe vullnetit të Kuvendit dhe Qeverisë që ta nënshkruajë marrëveshjen kolektive edhe me ne për shkak të siç është thënë mjeteve të paparapara buxhetore për realizimin e të njëjtës edhe për pesë universitetet e tjera publike.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_1058

Irani thotë se ka përfunduar me sulmin ndaj Izraelit, i kërkon SHBA-së të “qëndrojë larg”

bujar osmani

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit, Osmani: Dje paralajmërova, t’i themi stop fushatës së zezë dhe luftës hibride

IMG_1055

Mexhiti në Kumanovë: Na duhen njerëz që punojnë, e jo që flasin dhe zhvasin

IMG_1054

Taravari: Fitorja jonë vjen për shkak të bashkimit, nuk ka alternativë tjetër përveç ndryshimit

08640000-0a00-0242-2f7c-08d9c5599401_w408_r1_s

Irani nis dronë drejt Izraelit si shenjë hakmarrjeje

2e2960a3-c8a2-44b9-b1e2-1a8b2b89134c

Kasami nga Kumanova: Ndryshimi po vjen! VLEN së shpejti do udhëheq Qeverinë dhe të gjitha komunat shqiptare

IMG_1049

Fronti Europian në Prespë/ Ahmeti: Fronti Europian dinë vetëm të fitojë

FB_IMG_1713028144302

Taravari takim në Kumanovë me Shpëtim Pollozhanin: Shumica e të burgosurve politikë në raste të montuara janë shqiptarë

stevo pendarovski

Pendarovski: Nuk ka plan “B” për ndryshimet kushtetuese, vetëm plan “A”

INFO

NA NDIQ