Sindromi “hall me shqiptarë, hall pa shqiptarë”

0

Nga Shaqir ISLAMI

Ajo që ndodh në Mal të zi; për qime floku dështoi në Maqedoninë e Veriut. Ndonëse, regjia dhe skenari ishte i njëjtë. Serbia sundon dhe menaxhon informacionin në Ballkan. Ajo me këmbëngulje dhe vendosmëri – më shumë se kurrë – synon ta ruaj hegjemoninë e vet, të krijuar si dhuratë nga vet Europa!Ka qenë dhe mbetet i zoti i luftës dhe paqes, dhe të tekave të saj në Ballkan. Çfarë t’i teket, kur t’i teket, dhe si t’i teket, ashtu bën! Dhe i arrin – një copë të majmë – sukseset e veta politikeedhe përmes armiqve më të urryer të saj: Shqiptarëve.Sa herë i teket na përdor si kondomë! Serbia posedon brenda popujve të Ballkanit një armatë të fuqishme të ‘shtyllave të pestë’ (quintacolumna), të cilati përdorë si armë për t’i rrënuar shtetet përreth saj. Ky nocion politiko-ushtarak rrjedh prej Luftës Qytetare Spanjolle.Diktatori Spanjoll Franko e ka përdorë shprehjen qyshmë 1936.

Ndërsa historiani Hugh-Seton-Watson, tregon se Serbia ka nis prodhimtarinë e vet të ‘shtyllave të pestë’ në Ballkan, qysh kah mesi shekullit të 19’të. Për këtë flet dhe ‘zonjusha e Malësisë së Madhe, EdithDurham. Ballkani – tashmë do bëhen dy shekuj – ka qenë dhe është ‘lodra e vetme’ e nacionalizmit dhe hegjemonisë Serbe, me të cilinshantazhondhe kërcënon unitetin dhe stabilitetin e Europës. Ndonëse, kjoedyta, për hir të unitetit marrohet kinse nuk sheh, nuk dëgjon, dhe nuk e shijon hidhëtinë e dështimeve dhe përbuzjeve të veta! Kështu, ruhet nami dhe nderi i Europës!

Prandaj – Europa e hutuar dhe e lodhur nga vet emri Ballkan – nuk mund të gjejë çahren dhe ilaçin qetësues për të. Gati dy shekuj Europa e ngatërron qëllimisht diagnozënpër këtë rajon-kancer të vetin dhe sillet rreth e rrotull si ‘p… nëpër brekë’. Harxhon kohë, mund dhe para më kot! Ballkani është thes pa fund për joshjet financiare europiane, dhe ende mbetet ‘thembra e Akilit’ dhe turpi Europian! Pasi, çdo mund dhe shpenzim shkon huq dhe kotë,duke shmangur kështu përballimin me thelbin e problemit; çrrënjosjen e hegjemonisë Serbe në Ballkan.Ky është thelbi dhe plaga qindvjeçare që vuajnë bashkërisht Europa dhe rajoni i saj i pashpresë për t’u europaizuar.

Pasi, Serbia – mu para hundës së Europës – mbaroi ‘punët e përlyera’ dhe gjëmën me luftën fizike, kursin e synimit të vet politik e vazhdon me luftën e informacionit dhe atë psikologjik. Ballkani ende mbetet fuqishëm në kthetrat e saj. Në luftën psikologjike dhe të informacionit, Serbia e mund Europën. Në shtetet e Ballkanit që e rrethojnë Shqipërinë, ndodh dukuria e sindromit ‘Hall me Shqiptarë, hall pa shqiptarë’. Për vet Shqipërinë as që bëhet hesap; sepse nuk është dhe nuk trajtohet shtet. Së paku nuk vepron ashtu gjatë sundimit të qeverisjes simbolike të absurdit-politik ‘ramalogji’.

Mjafton të lexohen me vëmendje: komunikimi politik, sjellja politike, vendimmarrjet politike, improvizimet gjoja se politike, harxhimet e parave publike dhe tallja e vrazhdë me interesin publik, siguria e jetës dhe shëndetit të qytetarëve,… të gjitha këto flasin qartë se çdo gjë që bëhet dhe veprohet ka vetëm një synim dhe një qëllim përfundimtarë, e ky është falimentimi i shtetit të Shqipërisë; dhe turpërimi, dehumanizimi, çperëndimizimi, de-europianizimi dhe mbjellja e defetizmit tek Shqiptarët, kudo qofshin dhe ndodhshin. Me të gjitha parametrat, ndodh zhbërja e një kombi!

Ashiqare duket dhe lexohet veprimtaria shqiptarofobe dhe antishqiptare e këtij regjimi paricid; i pashembullt! Me ose pa, ky regjim i “Rilindjes” vepron me qëllim që ta karikaturojë, ta përbuz, ta degradojë dhe ta bëjë sa më qesharak dhe pashpresë e të qenit shtet Shqiptarë, karshi botës. Aktualisht, nën kthetrat e këtij regjimi Shqipëria është çdo gjë; vetëm shtet jo!

Ky është rezultat i obsesionit të Serbisë me Shqiptarët. Ky shtet vazhdon hakmarrjen ndaj sulmeve të dhimbshme dhe turpshme të NATO’s. Dhe lufta e sajvazhdon.

E keqja dhe dhembshuria e këtyre rrethanave absurde, është që të harxhohet më kot energjia sociale e shqiptarëve dhe rraskapitjen e saj nga lodhja kot më kot; si Shqiptarët njashtu ndërkombëtarët. Regjimi i korporatës Offshore “Rilindja” qe shtatë vjet, nuk ka prajtur të shërbejë si ‘kalë Troje’ për t’i mashtruar dhe çoroditur edhe Shqiptarët e derdhur si ‘monedha për kusur’ rreth e rrotull saj.

Shembull tipik i freskët për çorientim, ishte se, si Rama i tregoi miqësinë, besnikërinë dhe dashurinë Millo Djukanoviçit. Në fakt, ajo kumtesë vulgare e shprehjes së dashurisë – dhe qëllimisht e shprehur në gjuhën serbe – e varrosi mikun e tij. Kumtesa e shprehur nga goja e tij – nuk ka gjasa të sajohet në Tiranë – u frymëzuanga jashtë. Pasi, ajo kumtesë, jehoi si bombë në mendësinë sllave dhe e mobilizoi elektoratin kundër ‘mikut Milo’. Rama e varrosi qëllimisht, me ose pavetëdije ‘mikun Milo’. Të njëjtin efekt pati dhe slogani “Kryeministri i Parë Shqiptarë” në vendin tonë. Por, Zaev shpëtoi për qime floku, falë përfshirjes në – ‘pesë minuta pa dymbëdhjetë’- në koalicionin e vet partinë “Besa”.

Diaspora edhe më tej vazhdon të shfaq dashuri qorre-bllanko ndaj “shtetit të vet amë”; ndërsa shteti-karikaturë amë, e dërmon, e përbuz, dhe vazhdon ta tallë si një lodër të bezdisshme dhe të harxhuar kohe.

(Autori është kolumnist i rregullt i gazetës KOHA)