Sipas përllogaritjeve të shkencëtarëve, kjo kombëtare e fiton Botërorin

0

Brazili është skuadra favorite për të triumfuar në Kupën e Botës “Rusia 2018”.

Nuk është thjesht një perceptim i të pasionuarve të futbollit, por përfundimi i një studimi të thelluar të ekspertëve të ndryshëm të statistikave dhe matematikës.

Shkencëtarët e universiteteve të ndryshme (Innsbruck dhe Munster) dhe specialistë të shoqërive të analizave ekonomike (Deloitte) kanë përllogaritur javët e fundit mundësitë që kanë skuadrat pjesëmarrëse për të fituar Botërorit.

Shumë modele analizash nxjerrin Brazilin, favoritin kryesor, përcjell Supersport.

Studime të ndryshme dalin në fund në të njëjtin konkluzion: mundësitë më të mëdha janë që Brazili të përballet ne finale me Gjermaninë, kampionen në fuqi të Botërorit.

Ndryshe, Kupa e Botës fillon sot (e enjte) me fillim nga ora 17:00.

Ndeshja e parë është ajo në mes nikoqirit Rusisë ndaj Arabisë Saudite.

Në anën tjetër, Brazili kampionatin botëror e fillon të dielën në ndeshje ndaj Zvicrës.