“Me shqiptarët s’dua të punoj”, sipërmarrësi nga Kosova rrëfen suksesin në Gjermani: Më kanë ofruar…

ina-online
ina-online

26/12/2023

Shpëtim Alaj është një emër i njohur në Gjermani. Shqiptari nga Kosova është larguar nga vendi që në moshë të re. Falë punës dhe vullnetit, sot zotëron suksese të njëpasnjëshme. Ai ka në pronësi një sipërmarrje, nëpërmjet të cilës mbikëqyr procesin doganor të mbi 3500 kompanive gjermane.

Për punën e tij të suksesshme në Gjermani, ai është shpallur “Afarist i vitit” në 2015 ndërsa në vitin 2016 është zgjedhur Ambasador i Integrimit në qytetin ku jeton, dhe po fitues i çmimit prestigjioz “Unternehmen mit Kultur“ (2019), në mesin e 6000 afaristëve, dhe po ashtu edhe shumë çmime tjera.

Në një intervistë për “Abc-ja e mëngjesit”, Aliaj rrëfeu më shumë detaje ndërsa shtoi se nuk do të donte të bashkëpunonte me kompanitë shqiptare.

“Është një proces elektronik, ne komunikojmë me qendrat doganore gjermane nëpër të gjitha qytetet në Gjermani. Ne si kompani kemi tre filiale dhe doganojnë për mbi 3500 ndërmarrje të ndryshme gjermane, kështu që nëpërmjet sistemit elektronik komunikojmë me doganat. Domethënë të dhëat i marrim nga kompanitë, përpunohen dhe dërgohen në doganë. Ka disa kompani shqiptare me të cilat punojnë kompanitë gjermane. Direkt ne për kompani shqiptare nuk kemi punuar. I kam ikur edhe kontakteve për arsye se kur vijmë kompanitë nga Kosova dhe Shqipëria gjithmonë janë të papërgatirur, probleme me dokumentet, na nxjerrin telashe. Vetëm kur kanë ndonjë problem të madh i ndihmoj, përndryshe nuk kam dëshirë të punoj.”, tregoi Aliaj.

Ai tregoi gjithashtu se si u bë presidentit i klubit të handball në Eisenach. Aliaj thotë se pas kontributit të tij që dha për këtë klub, pati një ofertë për t’u bërë.

“Më vonë pasi isha i suksesshëm me kompaninë time, nga një ndihmës u bëra edhe sponsor i klubit. Më vonë pas shumë vitesh angazhim, më pyetën dhe më lutën disa muaj që të pranoj dhe të kandidoj për president të këtij klubi me një traditë kaq të madhe. Herën e parë kam refuuzar duke thënë se këtë funksion duhet ta kryejë një gjerman por insistimi ishte i fortë dhe isha i gatshëm edhe pse bashkëshortja ishte kundër për arsye se angazhimet e shumta“, tha Aliaj.

Më tej, ai tregoi se ka marrë edhe disa oferta për t’ju futur politikës.

“Kam pasur disa oferta nga dy partië kryesore, partia Socialdemokrate mirëpo për shkak se mbaj edhe titullin e ambsadorit të integrimit nuk kam dashur të futet në politikë por ndoshta për ta përfaqësuar popullin tim, jam duke menduar që të kandidoj për vitin e ardhshëm për zgjedhjet në Bundestag që të shkruaja edhe njëherë histori.”, shtoi sipërmarrësi./Bota Sot

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2024-02-26-00-40-56-655_com.facebook.katana-edit

Shqiptari që ka restorant në Gjermani s’ua merr asnjë cent klientëve shqiptarë

punetoret-800x445

Si e humbi jetën mërgimtari 43 vjeçar në Itali

protesta-nju-jork2

Shoqata Malësia e Madhe në New York, zgjodhi kryesinë e re : Kryetar i ri me mandat dy vjeçar u zgjodh Senad Lulanaj

shtetesia amerikane lotaria

Tarifat e aplikimit për shtetësi amerikane do të rriten për herë të parë në 8 vjet

qendra kulturore zagreb

Hapja solemne e Qendës Kulturore Shqiptare në Zagreb

policia gjermane gjermani

41-vjeçarja nga Maqedonia goditet me thikë nga burri i saj në Gjermani në sy të djalit të saj të mitur

supermarketet-800x445

Në të ardhmen, Coopi zviceran do të shesë perime nga Shqipëria

zvicer-policia

Shtetasi i Maqedonisë dëbohet nga Zvicra

femijet mergimtare greqi diaspora

Mimoza Hysa: 8 milionë folës të shqipes që jetojnë jashtë vendit, domosdoshmëri ruajtja e gjuhës shqipe

INFO

NA NDIQ