SIPRI: Europa armatoset fuqimisht

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

13/03/2023

Importet e armëve në Europë janë rritur ndjeshëm, raporton Instituti i Studimeve të Paqes me qendër në Stokholm, SIPRI. Eksportuesja kryesore e armëve në botë SHBA forcon pozicionin e saj, Kina bie.

Bota në tërësi po çarmatoset, Europa po armatoset, madje fuqimisht. Me këtë formulë mund të përmblidhen rezultatet e raportit të fundit SIPRI të Institutit të Stokholmit për Paqen. Instituti suedez merr në shyqrtim dhe krahason tregtinë botërore të armëve në të gjithë botën dhe e furnizon opinionin dhe ekspertët me të dhëna ushtarake.

Sipas studiuesit të SIPRI, Pieter Wezeman në bisedë me Deutsche Wellen tek trendet kryesore të tregtisë së armatimit bën pjesë “rritja e ndjeshme e importit të armëve në shtetet europiane” dhe “shtimi i rolit të SHBA si furnizuese armësh në të gjithë botën”. Në hapësirën kohore më të fundit të marrë në shqyrtim nga vitit 2018-2022 tregtia botërore e amëve ka rënë me 5% krahasuar me periudhën 2013-2017. Ndërkohë importet e armatimit të vendeve europiane nga SHBA janë shtuar me 47%, ato të shteteve të NATO-s madje me 65%. Arsyeja për këtë lidhet me fillimin e luftës në Ukrainë.

Ukraina numri 3 në botë si importuese

Më parë Ukraina nuk luante rol si blerëse e armëve, kjo sepse ish-republika sovjetike prodhonte vetë armë dhe ka pasur ende shumë armë nga koha e Bashkimit Sovjetik. Por nëse vëren shifrat për importimin e armëve në vitin 2022 Ukraina është ngjitur në vendin e tretë në botë si vend importues i armëve.

Ndërsa pesë vendet kryesore exportuese të armatimeve në botë janë SHBA, Rusia, Franca, Kina dhe Gjemania. Në këtë renditje nuk ka ndryshuar asgjë krahasuar me periudhën e mëparshme. Ndryshime ka pasur vetëm tek vende të veçanta. Kështu SHBA, nr.1 në botë për exportet e armëve i ka shtuar me 14% eksportet e armëve, që ndërkohë përfshijnë 40% të eksporteve globale të armëve, ose “transferës globale”, sipas SIPRI që përfshin tregtinë e armëve si edhe ndihmën ushtarake (falas), që luan rol tek mbështetja e Ukrainës. Rritje të madhe si eksportuese armësh shënon edhe Franca, numri 3 në botë për tregtinë e armëve. Sipas SIPRI ndryshime të tilla nuk janë të pazakonta, sepse lidhen herë pas here me porosi të majme në prodhimin e armatimit. Pieter Wezeman shpjegon me këtë edhe rënien e ndjeshme me 35% të biznesit të armatimit të Gjemanisë. “Ndryshimi në eksportin e armatimit nga Franca është i natyrës strukturore. Franca e mbështet fuqishëm industrinë e saj të armatimeve dhe me këtë pati shumë sukses vitin e kaluar.”

Në sy bie edhe rënia e Kinës si eksportuese e armëve, 23%. Eksperti i SIPRI e shpjegon këtë me faktin që “Kina nuk ia ka dalë të futet në disa nga tregjet më të rëndësishme të armatimit, në disa raste thjesht për arsye politike.” Për shembull Kina nuk shet armë tek rivali i saj, India. Sipas Wezeman, Kina nuk ia ka dalë për habi as të mënjanojë konkurrentët nga SHBA dhe Europa në në Lindjen e Afërt dhe të Mesme. Një rënie të ndjeshme të tregtisë së armëve shënon Afrika, 40%. Por sipas ekspertit të SIPRI kjo nuk e bën Afrikën më paqësore. Shifrat e SIPRI “nuk qëndrojnë në marrëdhënie të drejtpërdrejtë me konfliktet në të cilat përdoren armët” në këtë rajon. Rusia e ka shtuar influencën e saj si furnizuese armësh në pjesën e Subsaharës, sidomos në Mali. Më parë Mali ka blerë armatime nga shumë vende, edhe nga Franca e SHBA. Pas puçit ushtarak në vitin 2020 shumë vende perëndimore ishin të rezervuara, ndërkohë që Rusia i shtoi shitjet në këtë vend./DW

TË FUNDIT
2 minuta
“Unë e urrej Donald Trump”/ Kush është 20-vjeçari që qëlloi me armë ish-Presidentin e SHBA-ve, video-mesazhi që ndau pak kohë më parë
2 orë
Del video kur snajperisti vret sulmuesin e Trump në tubimin në Pensilvani (VIDEO)
2 orë
Biden flet për sulmin me armë ndaj Trump
2 orë
FBI identifikon sulmuesin, kush është autori 20 vjeçar që qëlloi me armë Donald Trump!
3 orë
Mot me diell dhe temperatura deri në 42 gradë Celsius

ME TE LEXUARA

1 ditë
Po vijnë mërgimtarët, ja si është gjendja nëpër kufij (LIVE)
11 orë
Shërbimi Sekret Amerikan: Trump është i sigurt. Nisin hetimet
1 ditë
Samiti i NATO-s, shqetësimi për shëndetin e Biden hedh hije mbi samit
4 orë
Kurtishaj: Durrësi është boshatisur nga pushuesit e Kosovës për këtë arsye, ja çka pritet të ndodhë
21 orë
Temperaturat e larta, ja çfarë rekomandojnë dermatologë për mbrojtje të lëkurës
3 orë
Mot me diell dhe temperatura deri në 42 gradë Celsius
21 orë
Një serbe e plagosur në autostradën Negotinë-Demir Kapi, ishte përleshur fizikisht me bashkëshortin e saj në makinë
2 orë
FBI identifikon sulmuesin, kush është autori 20 vjeçar që qëlloi me armë Donald Trump!
21 orë
Një foshnje e braktisur në sheshin e Velesit, kalimtari i rastit e dërgoi në spital

LEXO MË SHUMË

IMG_4340

“Unë e urrej Donald Trump”/ Kush është 20-vjeçari që qëlloi me armë ish-Presidentin e SHBA-ve, video-mesazhi që ndau pak kohë më parë

Snajper trump

Del video kur snajperisti vret sulmuesin e Trump në tubimin në Pensilvani (VIDEO)

biden trump

Biden flet për sulmin me armë ndaj Trump

trump sulm

FBI identifikon sulmuesin, kush është autori 20 vjeçar që qëlloi me armë Donald Trump!

moti Vapa nxehti temperaturat

Mot me diell dhe temperatura deri në 42 gradë Celsius

durres plazh deti

Kurtishaj: Durrësi është boshatisur nga pushuesit e Kosovës për këtë arsye, ja çka pritet të ndodhë

trump-6-1

Shërbimi Sekret Amerikan: Trump është i sigurt. Nisin hetimet

trump sulm

Incidenti në Pensilvani ku u plagos ish-Presidenti Trump, dyshohet për një të vdekur

trump sulm

Krisma armësh në tubimin e Trump, largohet i gjakosur nga skena (VIDEO)

INFO

NA NDIQ