Sistemi shëndetësor në Maqedoni po përgatitet për vaksinim kundër Covid-19

0

Ne jemi duke përgatitur sistemin shëndetësor për vaksinim kundër Covid-19. Ky do të jetë një nga operacionet më të mëdha logjistike që do të duhet ta kryejmë. Vaksinimi do të kryhet nga mjekë dhe infermierë të cilët aktualisht nuk po punojnë me pacientë të infektuar, njoftoi në profilin e tij në Fejsbuk, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Ai tregon se në lidhje me pjesën e pranimit, ruajtjen e vaksinave, shpërndarjen në vendet ku do të aplikohen, tashmë plani është në fazën përfundimtare, por gjatë javës tjetër ata do të organizojnë një trajnim në terren siç do të dukej.

Rekomandimi është që të parët të vaksinohen punonjësit shëndetësorë, punonjësit në Armatë dhe polici, të gjithë nëpunësit publik, në transportin publik, të sëmurët kronikë, të gjitha grupet kritike sipas mendimit të ekspertëve, shkroi Filipçe.