Situata mbetet e brishtë për shkak të marrëdhënieve me Serbinë, zbulon raporti i BE-së për Kosovën

INA
INA

03/08/2023

Bashkimi Evropian ka publikuar raportin për të drejtat e njeriut. Raporti – në të cilin përfshihet edhe Kosova – fokusohet në aspekte të ndryshme kyçe në lidhje me të drejtat themelore, demokracinë dhe angazhimin e BE-së me rajonin.

Një nga temat e theksuara është largimi i serbëve nga institucionet publike në veri të Kosovës, veprim që – sipas raportit – ka krijuar një vakum të ndjeshëm në sigurinë dhe sundimin e ligjit. Tjetër çështje që trajtohet në raport është kriza në marrëdhëniet Kosovë-Serbi, duke bërë që situatës të mbetet e “brishtë në terren”, sipas raportit.

Raporti thekson largimi i serbëve nga institucionet publike në veri të Kosovës kishe ndikim negativ, duke lënë një vakum të ndjeshëm në sigurinë dhe sundimin e ligjit në këtë rajon.

“Dorëheqja masive e serbëve të Kosovës nga institucionet publike dhe ngritja e barrikadave në vijim ndikoi negativisht në situatën e sigurisë dhe sundimin e ligjit në rajonin verior, ku sistemi i drejtësisë dhe policia funksionojnë me kapacitet shumë të reduktuar”, thuhet në raport.

Sa i përket situatës me dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, raporti i BE-së vlerëson se krizat e përsëritura në vitin 2022 kanë acaruar marrëdhëniet, duke krijuar një situatë të brishtë në terren.

“BE-ja vazhdon të lehtësojë Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ka pasur kriza të përsëritura në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë në vitin 2022 dhe situata në terren mbetet e brishtë.”

Një nga çështjet kyçe të theksuara në raport është mungesa e koordinimit dhe mbikëqyrjes efektive në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, barazisë gjinore dhe të drejtave të komuniteteve joshumicë si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal.

“Kapaciteti i qeverisë për të përmirësuar dhe mbikëqyrur politikat dhe legjislacionin për të drejtat themelore kërkon përmirësim, duke përfshirë koordinimin e mekanizmave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, barazisë gjinore dhe komuniteteve joshumicë, si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal. Çështjet e të drejtave themelore duhet të shfaqen më lart në axhendën politike”, thekson raporti.

Raporti më tej konstaton se diskriminimi në bazë të orientimit seksual mbetet i përhapur dhe ndërgjegjësimi i publikut për të drejtat e personave LGBTI është i ulët.

Sa i përket procesit zgjedhor të Kosovës, raporti i BE-së vlerëson se ende nevojitet fuqizim për të adresuar dobësitë gjatë gjithë ciklit zgjedhor, të cilat janë identifikuar në misionet e njëpasnjëshme të vëzhgimit të zgjedhjeve të BE-së, dhe së fundi nga Misioni përcjellës i zgjedhjeve të BE-së, i vendosur në Kosovë në nëntor 2022.

“Procesi zgjedhor i Kosovës ka ende nevojë për fuqizim për të adresuar dobësitë gjatë gjithë ciklit zgjedhor, siç janë identifikuar në misionet e njëpasnjëshme të vëzhgimit të zgjedhjeve të BE-së, dhe së fundmi nga Misioni përcjellës i zgjedhjeve të BE-së, i vendosur në Kosovë në nëntor 2022”, thekson raporti.

Lidhur me stabilitetin politik, BE vlerëson se atmosfera politike mbetet e polarizuar, duke çuar në mungesë të kuorumit vendimmarrës në Kuvend.

“Në vitin 2022, Kosova gëzonte stabilitet politik, ku qeveria kishte një shumicë solide në Kuvend. Ky mjedis politik ka qenë i favorshëm që Kosova të shtojë përpjekjet e saj për të forcuar demokracinë dhe sundimin e ligjit. Megjithatë, puna e Kuvendit vazhdoi të ndikohet negativisht nga një atmosferë e polarizuar politike dhe mungesa e kuorumit vendimmarrës”, thuhet në raport.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

pacolli pasuria

Pacolli akuzon “disa njerëz” se po tentojnë ta ngatërrojnë publikun rreth vrasjes së Liridonës

liridona

Publikohet video nga restoranti ku Naimi i çoi fëmijët dhe Liridonën pak para vrasjes

granit plavaa

Videoja e Granit Plavës, i dyshuari për ekzekutimin e Liridonës, kur hyn në restorant

Screenshot_2023-12-09-19-38-51-489_com.android.chrome-edit

Ky është personi i katërt që u arrestua sot për vrasjen e Liridona Ademajt

lumir ldk gazetaret

LDK zgjedh Kryesinë e re, këta janë emrat e nënkryetarëve dhe anëtarëve

Liridona ademaj

Motra e Liridonës nxjerr një pjesë nga biseda me të ndjerën, ja si shprehej viktima për gratë e shtypura (foto)

babai-770x433-1-1-750x430

“Ne kërkojmë gjak”! Babai i Naim Murselit: Erdhën dy veta, nëse duan le të më vrasin

Screenshot_2023-12-08-21-30-32-321_com.android.chrome-edit

Ambasadori i Suedisë vjen me deklaratën e fundit për vrasjen e Liridonës

Naim Murseli Liridon

“Tentativa të tjera për të vrarë Liridonën”- Lala befason me deklaratën: Ja pse nuk i besoj babait të Naimit!

INFO

NA NDIQ